• |
ide | kryesore

Rikthim pas 7 vjetësh: Bale kthehet tek Tottenham, një ‘tmerr’ më shumë për Ernest Gjokën

-Instant, Sport



Shtatë vjet më pas Gareth Bale kthehet aty ku u nis: në Londër, tek Tottenham. Kur u ble nga Real Madrid bëri zhurmë shuma prej 100 milionë euro të shpenzuar për sulmuesin uellsian. Para të investuara mirë, duke qenë se Bale ka kontribuuar në fitoret e Blancos të dy titujve kombëtarë e 4 Champions League.

Tashmë pas thyerjes së mardhënieve në Madrid e me teknikun Zidane, ka mbërritur nën urdhërat e Mourinhos me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes. Një dhimbje koke më shumë për Ernest Gjokën, kur Shkëndija e Tetovës të përballet me Spurs në raundin e tretë të Europa League, sikur të mos mjaftonin emrat e frikshëm të lojtarëve londinezë…

Zyrtar edhe kalimi tek Spurs i Reguilon, anësori i majtë spanjoll që vjen nga një sezon fantastik në Sevilla është blerë me titull përfundimtar për shumën e 30 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *