• |
ide | kryesore

Selena Gomez zbulon mesazhin që i dërgoi Mark Zuckerberg

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka treguar së fundmi mesazhin që i dërgoi Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg të Facebook.

Selena postoi mesazhin e saj në InstaStory, duke  bërë thirrje për ndalim të njerëzve për keqinformim dhe përmbajtje raciste.“Ne kemi një problem serioz. Facebook dhe Instagram janë duke u përdorur për të përhapur urrejtje, dezinformim, racizëm dhe fanatizëm”, shkroi ajo, dy ditë pasi  Kim Kardashian, Jamie Foxx, Kerry Washington, Sacha Baron Cohen, Mark Ruffalo, Dwyane Wade dhe Katy Perry promovuan #StopHateforProfit në rrjetet e tyre sociale. Selena kerkoi nga Zuckerberg dhe Sandberg që të bllokohen grupet dhe përdoruesit e përqendruar në përhapjen e gjuhës së urrejtjes, dhunës dhe keqinformimit.Ajo ishte shumë e shqetësuar për dezinformimin pasi miliona amerikanë tashmë kanë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.“E ardhmja jonë varet nga ajo. Ky është një vit zgjedhjesh. Ne nuk kemi mundësi të kemi dezinformata në lidhje me votimin. Duhet të ketë kontroll të fakteve dhe llogaridhënie”, theksoi këngëtarja.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *