• |
ide | kryesore

“Real duhet të puthë vendin ku shkel Gareth”: menaxheri i Bale ofendon gjigantin spanjoll

-Instant, Sport



Gareth Bale është rikthyer tek Tottenhan Hotspur e shpreson tashmë të rigjejë edhe formën e ditëve të mira. Sulmuesi anësor uellsian është larguar nga Real Madrid pas një bashkëjetese gjithnjë e më të tensionuar me kalimin e sezoneve. Pas rifillimit të kampionatit lojtari nuk ka zbritur asnjëherë në fushë e në fund erdhi pashmangshmërisht shitja.

Ndërkohë, nga Anglia kanë mbërritur disa komente fyese nga ana e menaxherit të Bale kunddrejt Real Madrid. I intervistuar nga talkSport ai ka folur kështu për Blancos: “Gareth nuk ka marrë respektin e duhur për atë që ka bërë në Spanjë. Ky ishte një problem i madh. Për atë që ka arritur, Real duhet të puthë dyshemenë ku shkel Gareth“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *