• |
ide | kryesore

Durrës/ Policia gjen në çantën e 14-vjeçarit një armë zjarri

Lajme, Të fundit



Ndalet nga policia ditën e sotme një 14-vjeçar nga Durrësi, të cilit iu gjet në çantën e dorës gjatë një kontrolli një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

“Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *