• |
ide | kryesore

Messi e CR7 zbresin nga froni: sfidë Bayern-City për lojtarin e vitit të Uefa-s

-Instant, F1, Sport



Në 1 tetor në Nyon, me rastin e shortit për fazën e grupeve të Champions League, Uefa do të dorëzojë vlerësimet tradicionale individuale. Në një vit pa Topin e Artë, cmimi më i pritur është ai i Futbollistit të Vitit, që do ti dorëzohet një ndër tre finalistët Manuel Neuer, Kevin De Bruyne e Robert Levandoëski. I pari mes të përjashtuarve nga podiumi është Lionel Messi që, bashkë me Neymar, ka marrë 53 vota. Menjëherë më poshtë Thomas Muller (41), Kylian Mbappé (39), Thiago Alcantara (27), Joshua Kimmich (26) e Cristiano Ronaldo, që mbyll 10 më të mirët me 25 preferenca.

Përvec titullit të lojtarit më të mirë do të dorëzohen nga Uefa edhe cmime të tjerë individualë: mes tyre spikat prezenca e interistit Lukaku mes tre më të mirëve të sezonit në Europa League.

Futbollistja e Vitit: Bronze, Harder, Renard
Trajneri i Vitit për futbollin e meshkujve: Flick, Klopp, Nagelsmann
Trajneri i Vitit për futbollin e femrave: Cortés, Lerch, Vasseur
Portieri i Sezonit: Navas, Neuer, Oblak
Mbrojtësi i Sezonit: Alaba, Davies, Kimmich
Mesfushori i Sezonit: De Bruyne, Thomas Müller, Thiago Alcântara
Sulmuesi i Sezonit: Leëandoëski, Mbappé, Neymar
Portierja e Sezonit: Bouhaddi, Endler, Paños
Mbrojtësja e Sezonit: Bronze, Goessling, Renard
Mesfushorja e Sezonit: Gunnarsdóttir, Marozsán, Popp
Sulmuesja e Sezonit: Cascarino, Harder, Miedema
Lojtari i Sezonit në Europa League: Banega, Bruno Fernandes, Lukaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *