• |
ide | kryesore

I dërgojnë imazhe duke urinuar , Bebe Rexha i lutet fansave të ndalojnë

-Instant, Paparazzi, Slider



Bebe Rexha, së fundmi bëri publik në rrjetet sociale një numër të ri telefoni, që ajo e bleu vetëm  që fansat të ishin në kontakt me të, ku i ftoi ata që t’i shkruanin  dhe ajo do të përgjigjej.

Megjithëse ka marrë mbi 20 mijë mesazhe për vetëm 24 orë, Rexha i është përgjigjur disa prej tyre, aq sa ka pasur mundësi.Një prej fansave në Twitter, hodhi dyshimet se mesazhet po kthehen në mënyrë automatike, por që në një replikë, këngëtarja u shpreh se nuk është e vërtetë , pasi është vetë ajo që po ua kthen mesazhet dashamirësve.Përmes një postimi, Bebe bëri thirrje fansave duke i kërkuar që të mos i çojnë  mesazh imazhe ku shfaqen duke urinuar.“Ju lutem, ndaloni së dërguari mua imazhe duke urinuar në numrin tim të ri. Faleminderit”, shkroi në ajo.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *