• |
ide | kryesore

Demokratët e Beratit skualifikojnë ish-deputetin nga gara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Demokratët e Qarkut të Beratit votuan sot për kandidatët, që kaluan filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Beratit, me 8 mandate, kishte një numër të larte kandidatësh potencialë për deputetë. Nga 26 prej tyre, anëtarësia votoi 24. Dega e PD në Berat e vlerësoi procesin si model.

Bie në sy skualifikimi i ish-deputetit Astrit Veliaj në Berat dhe Anila Koronit në Poliçan.

“Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do t’i sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020” – thuhet në deklaratën e degës PD Berat.
Më poshtë, lista e kandidatëve të konsultuar nga anëtarësia.
Dega Berat
1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4. DENIS SAHATCIU
5.DRITAN HAZINEDARI
6.ENO QANA
7.KASEM MAHMUTAJ
8.MUHARREM HOXHA
9.NAMIR LAPARDHAJA
10.OLTION MERDARI

Dega Poliçan dhe Skrapar

1.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)
2.PELLUMB NAKO (POLIÇAN
3.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)
4.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)

Dega Ura-Vajgurore

1.BUJAR HOXHAJ
2.FERDI BRAHUSHI
3.LEDIAN DAJA
4.LILJANA BICA
5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë

1.ARDIT BENJA
2.DITAR QEVANI
3.FADIL MARA
4.MYSLIM HAXHI
5.SOFIKA JANI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. deri tsni votimet janë kryer në 4 qarqe, Kukës, Dibër, Gjirokastër dhe Berat, me një pkesëmarrjentë lartë të anëtarësisë. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Edhe kjo teori qe per 8 vende deputetesh fitojne te drejten e kandidimit 24 vete me duket absurde . Ku qendron zgjedhja nga ana e antaresise ketu? Perseri do ti zgjedh qendra . Duhet te vihet kusht , qe nga baza duhet te dale numri i deputetve ose maximumi dy me shume dhe pastaj qendra bene seleksionimin , por jo te dalin 24 .
    Me dujet se ketu ka vend ajo shprehja me ka çu nona me la gojen .
    Por me kryesorja dhe qe mua me shqeteson me shume eshte se ne çdo qark qe votohet lexoj po te njejtit emra te para 8 viteve . A thua se Beratit , Kuksit , Gjirokastres apo çdo qarku tjeter i ka mbaruar inteligjenca ?
    Zgjidhni emra te rinj dhe te paperlyer me pare me politiken , ne menyre qe te jepni sado pak shprese miletit (ose e thene troç edhe per te “mashtruar” pak ) sepse me emrat e vjeter nuk keni per te shkuar larg .

  2. Kam pershtypjen se ne perfundim te ketij procesi selektimi do dalim te shprehja ” Ku ishim gjekundi çfare bere hiç gje”

  3. Po mire qe paska ik ky astrit veliaj. Sa negativ dukej. Mbaj mend ne nje emision thoshte sme duhet leja e ndertimit se i kam objektet e bukura. Imagjino ta cosh deputet kete

  4. Nga 2009 deri në 2013, nën drejtimin e biznesmenit kontrovers që kishte lidhje të ngushta me familjen e ish kryeminsitrit Sali Berisha – ARMO u rrënua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, tatimeve dhe furnitorëve.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që ARMO, e cila ka në pronësi dy rafineri në Fier dhe Ballsh, është e koletarizuar tërësisht pasi ka akumuluar deri në vitin 2014 më shumë se 500 milion dollarë detyrime ndaj autoriteve fiskale, bankave, furnitorëve dhe palëve të tjera.

    Ndërkohë që nëpërmjet mospagësës së taksave, tregtimit të paligjshëm të naftës D2, kredive fiktive bankare dhe huadhënies drejt kompanive të tij të tjera si “Taci Oil” dhe “KUID,” Rezart Taçi dyshohet se ka arritur të zhvasë në mënyrë të paligjshme nga ARMO më shumë se 200 milion dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *