• |
ide | kryesore

Enca tregon momentet e këqija, që nga humbja e babait deri tek papunësia

-Instant, Paparazzi, Slider



Enca së fundmi përmes disa postimeve të publikuara në InstaStory ka treguar disa nga momentet e mira dhe të këqija që i kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.

24 vjeçarja në një bisedë virtuale me fansat e saj, ka marrë përgjigjet e tyre në lidhje me këtë që postoi. Megjithatë, krijuesja e hitit “Break Down” ka ndarë edhe të mirat e të këqijat e saj përgjatë kësaj kohe.

“Mesazhet tuaja më bën të përlotem. Jam duke i lexuar të gjitha dhe po përpiqem t’ju përgigjem aq sa mundem. Faleminderit që keni ndarë momentet tuaja të mira dhe të këqija”, tha ajo në fillim. “Unë preferoj që të ndaj vetëm momentet e mia të mira në Instagram, sepse dua që të ndajë vetëm pozitivitet dhe të mbaj mend momentet e bukura, por jeta nuk ka vetëm nga momentet e mira. Kështu që ndonjëherë mendoj se duhet t’i normalizojmë edhe ditët e këqija. Mendojeni jetën si piano ka ditë të bardha dhe të ditë të zeza. Jeta është një piano”. Në mesin e këtyre momenteve, Enca zbuloi se është dashuruar dhe se ka humbur disa miq jo të vërtetë e po ashtu ka mbetur edhe pa punë si pasojë e pandemisë.

Sipas saj, kujtimet e mira janë: “Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja. Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë. Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh. Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *