• |
ide | kryesore

“Zhurmën e bëri Mourinho, porta brenda normave”: Gjoka tregon të vërtetën e ‘dredhisë’ dhe bën batutën për Kane

-Instant, Sport



“Porta 5 centimetra më e vogël? Ishte 4 më e ulët, por gjithësesi brenda normave” Ernest Gjoka, trajneri i Shkëndijës së Tetovës kthehet të flasë për episodin më kurjoz të përballjes me Tottenham, në raundin e tretë të Europa League, të fituar nga londinezët 1-3, por me Jose Mourinho që e bëri cështje këtë situatë, duke e postuar foton e tij poshtë traversës me dorën lart, si dëshmi të dredhisë së shqiptaro-maqedonasve.

Tani Gjoka kërkon ta sqarojëm se nuk bëhet fjalë për hile, sepse ndeshja u luajt me po të njëjtat porta: “Kur portierët e Spurs Lloris e Hart shkuan për nxemje pashë që floën menjëherë me Mourinhon ku i thanë se porta ishte më e ulët. Erdhi delegati i ndeshjes i thirrur nga portugezi dhe morën metrin dhe e matën, doli 4 cm më e ulët, por brenda normave për të zhvilluar një ndeshje futbolli. U luajt po me ato porta, por ne këtu nuk hyjmë fare sepse ne stadiumin e kishim marrë me qera, si bëjmë gjithnjë kur luajmë në Europë” përfundoi tekniku i Shkëndijës së Tetovës në një prononcim për RTSH Sport.
Mourinho e ka befasuar teknikun, jo shumë për gjenialitetin e trainingut, sa për thjeshtësinë e respektin e treguar. Në fund kanë ardhur edhe kompliementat, me një konstatim interesant, të treguar nga vetë Gjoka: “Më bëri përshtypje cfarë njeriu i thjeshtë e i respektuar ishte Mou. Më bëri komplimenta dhe më tha, fati juaj i keq që ju dolëm ne përballë, me cdo kundërshtar tjetër, një skuadër simpatike si e juaja mund të ishte kualifikuar”.

Në fund edhe një batutë për diferencat gjigante mes dy skuadrave, si për të përlidhur atë humbje 1-3, por që pas barazimit provizor të Nafiut e detyroi Special One të fuste në fushë Kane, Moura e Lo Celso: “A mund të bënim më shumë? Unë futa në fushë një 19 vjecar që paguhet 400 euro në muaj, ai futi tre lojtarë që kushtojnë 200 milionë euro”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *