• |
ide | kryesore

“Nuk kemi marrë kokër leku”, tjetër denoncim i PD për familjet e prekura nga tërmeti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët e fshatit Qafzez në Ersekë, që u dëmtuan nga tërmeti i qershorit dhe nëntorit të vitit të shkuar, janë lënë tërësisht në harresë nga qeveria dhe pushteti lokal.

E vetmja ndihmë që kanë marrë nga shteti janë disa rroba që banorët i kanë përdorur për të zënë të çarat e shtëpive të dëmtuara rëndë nga tërmeti.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ishte në disa prej këtyre banesave ku bisedoi me banorët e dëmtuar, të cilët i thanë se nuk kanë marrë zgjidhje dhe nuk e dinë se si do të shkojë halli i banesave të tyre. Dimri po vjen dhe ata do të jenë pothuajse në qiell të hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *