• |
ide | kryesore

Tetori rozë, Manastirliu thirrje grave dhe vajzave: E keni vetë në dorë të bëni mamografinë

Arkiva, Lajme



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat të cilat thotë se e kanë vetë në dorë të shmangin rrezikun që tumori i gjirit i shkakton shëndetit.

Sipas saj, mamografitë në spitale dhe ato të lëvizshme, po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave, në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në tetor, por gjatë të gjithë vitit.

“Në këtë muaj të Tetorit Rozë?, si grua, bijë dhe nënë, kam një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat:

Sot, e ke vetë në dorë që, përmes DIAGNOSTIKIMIT TE HERSHËM, të shmangësh rrezikun që tumori i gjirit i shkakton shëndetit.

Bëhu ti vetë mbrojtëse e shëndetit tënd, e mirëqenies së familjes tënde, në një betejë që fitohet!

Mamografitë tona në spitale dhe ato të lëvizshme, po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave, në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në tetor, por gjatë të gjithë vitit.”, shkruan ministrja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *