• |
ide | kryesore

Nation League/ Statistikat turpërojnë Shqipërinë: kombëtarja super në letër, dështim në fushë

-Instant, Sport



Statistikat në futboll janë të rëndësishme, por jo gjithcka dhe konfirmimi për këtë është Grupi C4 i Nations League, ku asgjë nuk shkoi sipas asaj që diktonin shifrat. Pikërisht kështu, sepse Shqipëria me një vlerë lojtarësh mbi katërfish të cdo kundërshtari me të cilin është përballur, me eksperiencë të kampionateve të huaja ku i gjithë seleksioni i Edy Rejas luan jashtë, ndryshe nga të tjerët e ku renditja e Fifas për kuqezinjtë është ajo më e mira, ka vetëm një fitore në katër ndeshje, duke parë tashmë Bjellorusinë të kryesojë me 7 pikë, ndërsa nuk kanë marrë dot më të mirën përballë modestëve si Kzakistani e Lituania.

Kështu 81.85 milionë vlerë merkato e kuqezinjve është e pakrahasueshme me 18 milionët e Kazakistanit që na bllokoi pa gola, 6.45 milionët e Lituanisë që na mori 4 pikë në dy ndeshje e madje edhe 12.55 milionët e Bjellorusisë që e mundëm por e shohim nga poshtë. Parametrat e kuqezinjve me vendin e 66 në renditjen e Fifa-s nuk diskutohen as nga pozicioni i 84 i bjellorusëve, se për të gjetur renditjen e Kazakistanit duhet të zbresësh në vendin e 118, ndërsa për Lituaninë edhe më poshtë, në të 131. Ndoshta në situatën e grupit ka bërë diferencën mosha, e lidhur në mënyrë direkte me eksperiencën ndërkombëtare.

Ajo e ndërtuar nga Reja, sidomos në dy transfertat e fundit ka qenë një skuadër e rinovuar, me një moshë mesatare 24.5 vjec, më e ulëta e grupit. Sipas të gjitha statistikave, duhet të ishim në vendin e parë të grupit, madje me diferencën të dukshme me kundërshtarët, në fakt nuk jemi, sepse shifrat nuk i fitojnë ndeshjet. Të japin vetëm besimin për ta bërë, ose mendjemadhësinë: cila nga të dyja ndikoi mbi Brojën e Seferin të cojnë dëm mundësitë e arta para portës, mbetet e panjohur që duhet zgjidhur para dy ndeshjeve të fundit. Sa për ti dhënë në fund të drejtë statistikave…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *