• |
ide | kryesore

Dita e 5 e grevës/ Gratë naftëtare të Ballshit bëjnë thirrje: Të dalim nga kjo dhomë skëterrë

-Instant, Lajme, Të fundit



Shëndeti i naftëtareve të Ballshit është përkeqësuar shumë në ditën e pestë. Dy prej grevistëve janë me tension të lartë dhe për t’i ndjekur ka ardhur një infermiere dhe një ambulancë, e cila u ka matur tensionin dhe sipas saj, grevistet kanë probleme të luhatjes së tensionit. Jashtë ambienteve janë edhe kolegë të tyre, të cilët kanë mbështetur që nga dita e parë kolegët që ndodhen në grevë urie. Pavarësisht se ndodhen në grevë urie mes të ftohtit dhe sëmundjeve, grevistët akoma nuk ka ardhur një zgjidhje për problemin e tyre.

“Sot jam me një dhimbje të madhe dhe iu bëj thirrje të gjitha grave dhe zonjave të parlamentit, ambasadores Yuri Kim, ambasadores suedeze, zonjës Spiropali, po jetojmë në një muaj të dhimbshëm, ku nënat po heqin nga shpirti i tyre për të ushqyer ato fëmijë. Inshallah arrij që të dal nga greva, jam shumë e shqetësuar që e kam shumë rëndë shoqen time, që punova 34 vjet, vallë do arrij që ta takoj atë shoqe, nuk e di, shpresoj. Nuk pyes për veten time se si jam, po kam kaluar shumë shqetësime kur mora vesh që shoqja ime është rëndë. Doli në pension e nuk e gëzoi. U bëj thirrje të dalim nga kjo dhomë skëterrë, se s’po na dalin as fëmijët, po na shikojnë në televizor me lot në sy. Po na acarohen dhe fëmijët”, tha njëra nga naftëtaret.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *