• |
ide | kryesore

Traumë në testikuj e hemoragji: futbollisti i Flamengos e pëson keq në lojë

-Instant, Sport



Futbolli është plot me dëmtime të këqija e të frikshme, por ajo që i ndodhi Gustavo Henrique, futbollistit të Flamengos, është traumatike. Skuadra kuqezi nuk pati probleme në fushë në javën e fundit të kampionatit brazilian, duke qenë se fituan 5-1 ndaj Corinthians. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbrojtësin e Mengão, që në minutën e 39 është detyruar të kërkojë zëvendësim. Si shpjegon Goal, faji është i një përplasje që i ka kushtuar lojtarit një traumë në testikulin e djathtë. Që dicka nuk shkonte mirë u kuptua nga mbathjet e mbrojtësit, që pas një përplasje loje u gjakosën.

Gustavo Henrique donte të vazhdonte fillimisht, pastaj mendoi se ishte më mirë të ndalej. Gjendja e tij u monitorua deri në fërshëllimën e fundit, duke qenë se hemoragjia mezi u ndalua. Vështirë të mendohet se ai mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Flamengos, atë në Copa Libertadores kundër Junior Barranquilla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *