• |
ide | kryesore

Bebe Rexha, sukses me bashkëpunimin me Doja Cat (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e këngës së re “Baby, I’m Jealous”.

Ajo dhe reperja Doja Cat një javë më parë lansuan projektin e tyre të ri njëherësh të parin bashkëpunim. Kënga u prit mjaft mirë nga fansat e dy artisteve, ndërsa vetëm për pak ditë ka arritur të mbledh mbi 20 milionë klikime në platformën YouTube.

Suksesin e ka ndarë me fansat vet ylli shqiptar, teksa ia ka bashkangjitur një fotografi provokuese, duke vënë në pah gjoksin atraktiv. “Duke festuar 20 milionë klikimet e Baby, I’m Jealous. Faleminderit”, ka shkruar ajo. Ndërsa ky është projekti i parë i Bebes i lansuar gjatë vitit 2020, pasi ishte në pauzë për një kohë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *