• |
ide | kryesore

Video / Europa League, Celtic-Milan 1-3: debutim fitues për Pioli, 21 ndeshje pa humbje për kuqezinjtë

F1, Sport



35 gola u shënuan në 12 ndeshjet e dyta të që u luajtën sot në Europa Leagues. Milani nuk ndal dhe fiton edhe në debutimin sezonal në Europa League, duke kaluar 3-1 Celtic në Glasgou. Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë me dy gola avantazh të Krunic dhe Diaz. Në pjesën e dytë provuan të ulnin ritmin për pak, por kundërshtari ngushtoi diferencën me Elyounoussi. Kuqezinjtë vuajtën disi, por i mbyllën llogaritë në kohën shtesë me një gol të Hague, i pari i tij me fanellën e Milan që regjistron 21 ndeshje pa humbje radhazi.

Villareal korri një fitore 5-3 ndaj Sivasspor në ndeshjen spektakolare që u luajt në Spanjë. Fituan edhe dy skuadrat e Premier League Tottenham dhe Leicester të cilët mundën respektivisht LASK dhe Luhansit me të njëjtin rezultat 3-0.

FT| CELTIC-MILAN 1-3

REZULTATET NË NDESHJET E TJERA TË MBRËMJES

BRAGA-AEK ATHINA 3-0

DINAMO ZAGREB-FEINORD 0-0

HOFENHAIM-CRVENA ZVEZDA 2-0

LEICESTER-LUHANSK 3-0

LIBEREC-GENT 1-0 

LUDOGORETS-ANTWERP 1-2 

MACCABI TEL AVIV-QARABAG 1-0

SPARTA PRAGUE – LILLE 1-4 

TOTENHAM-LASK 3-0

VILLAREAL-SIVASSPOR 5-3

VOLSBERGER-CSKA-MOSKA 1-1

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *