• |
ide | kryesore

“Erdhët të vidhnit shtëpinë kur isha në ndeshje, frikacakë” Correas i bastisin shtëpinë kur luante ndaj Bolonjës

-Instant, Sport



Tre pikë kundër Bolonjës i kishin kthyer buzëqeshjen, por kthimi në shtëpi ia hoqi. Joacquin Correa i zëvendësuar nga Inzaghi, për ti kursyer lodhjen në 30 minutat e fundit, duke parë sfidën e të mërkurës në Champions kundër Bruges, ka gjetur një surprizë të keqe rreth mesnatës, në shtëpin e tij në Cassia. Sulmuesi i Lazios e ka gjetur shtëpinë të bastisur, pikërisht gjatë ndeshjes. Argjentinasi ka bërë denoncimin për vjedhjen menjëherë tek forcat e rendit.

Sipas një ndërtimi fillestar të fakteve, hajdutët kanë hyrë nga porta kryesore (për tu vlerësuar mënyra): në llogarinë e dëmit janë 7 mijë euro cash, orë e sende të ndryshme me vlerë. Kanë nisur hetimet për një goditje të studiuar në detajet më të vogla e me shumë mundësi me lidhje me vjedhje të tjera në këtë zonë. Shumë i mërzitur Correa ka shfryrë nervat në një mesazh në Instagram, që më pas e hoqi: “Erdhët të vidhnit në shtëpi ndërsa unë isha në ndeshje, frikacakë…”. Tani argjentinasi do të kërkojë të harrojë në fushë këtë eksperiencë të shëmtuar. Ndoshta duke gjetur golin në Champions kundër Bruges.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *