• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola në tre minutat e fundit i shpëtojnë fytyrën Real: Joao Felix i jep fitoren me përmbysje Atleticos

-Instant, F1, Sport, Video



Përmbysje, rikuperime e shumë golë në mbrëmjen e të martës së Champions League. Real Madrid i shpëton turpërimit tre minutat e fundit kur rikuperon dy gola ndaj Gladbah, po që gjithësesi nuk e largojnë nga vendi i fundit. Atalanta shpërfytyrohet në të parën nga Ajax, për merre barazimin me Zapata në të dytën. Manchester City e Liverpool shëtisin, ndërsa Atletico i falet Joao Felix për të marrë fitoren në të 85 ndaj një Salzburgu surprizues.

GRUPI A
Me Bayern tashmë të imponuar, Atletico Madrid kishte nevojë për shumë lodhje e ndoshta edhe fat për të kaluar Salzburg, në tentativë për të qenë forca e dytë e grupit. Trauma e pokerit të pësuar në debutim kishte lënë gjurmë dhe spanjollët pas kaluan në avantazh e panë vetën të përmbysur nga austriakët me golat e Szoboszlai dhe Mërgim Berishës. Pikërisht atëherë ngjitet në katedër Joao Felix autor i dy golave që i dhanë fitoren Simeones, i fundit në të 85, që i lejon Colchoneros të marrin vendin e dytë me 3 pikë.




GRUPI B
Dy barazime në Grupin B që lënë në fuqi renditjen që ishte. Ndalesa e Inter në tokën ukrainase ndaj Shakhtar kryesues ishte një asist që Real Madrid nuk e shfrytëzoi. Merengues madje rrezikuan turpërimin e dytë, pas atij në shtëpi me Shakhtar, por shpëton fytyrën në tre minutat e fundit me golat e Benzema e Casemiros, që i japin një pikë Zidane. Tekniku francez natyrisht nuk është i qetë me këtë rezultat, që komplikon shumë shanset e kalimit dhe mban të lëkundur pankinën e Blancos.



Grupi C
Ashtu si parashikohej Manchester City e Porto kanë treguar dhëmbët në kërkim të sigurimit të një bilete drejt 1/8 të finales sa më shpejt të jetë e mundur. Citizens pasi siguruan suksesin ndaj portugezëve në debutim, shkojnë të fitojnë edhe në Marseille 0-3, duke mbajtur vendin e parë. Torres, Gundogan dhe Sterling i japin Guardiolas tre pikë në transfertë dhe mbajnë prapa Porton, që u imponua 2-0 ndaj Olimpiacos, me të cilët ndajnë vendin e dytë me 3 pikë.


Grupi D
Liverpool nuk e ka të vështirë të thyejë 2-0 Midtjylland, duke qendruar në vendin e parë të grupit, por spektakli i vërtetë u luajt në Bergamo. Atalanta e Ajax ndanë barazimin 2-2, me befasi e rikuperime. Hollandezët morën avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë me golat e Tadic e Traore, ndërsa në të dytën dygolëshi i Zapata i mbajti Gasperinit vendin e dytë në grup, duke ia vështirësiuar Heshtarëve të Ten Haag cështjen kualifikim.



CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
Lokomotiv Moscow 1 – 2 Bayern Munich
Atletico Madrid 3 – 2 Salzburg
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
Shakhtar Donetsk 0 – 0 Inter
Borussia Moenchengladbach 2 – 2 Real Madrid
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
FC Porto 2 – 0 Olympiacos
Marseille 0 – 3 Manchester City
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
Atalanta 2 – 2 Ajax
Liverpool 2 – 0 FC Midtjylland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *