• |
ide | kryesore

Rrëfimi shokues i të fejuarës së tenistit: ” Zverev tentoi të më mbyste”

-Instant, Sport



E tronditur edhe në momentin e rrëfimit, Olya Sharypova, ish-e fejuara e Alexander Zverev, zbuloi se ka qenë viktimë e një dhune në shtëpi nga ana e tenistit gjerman. Fotografja ka bërë publike një ngjarje që ka ndodhur gjatë turneut Grand Slam US Open 2019. “U mundua të më mbyste me një jastëk, më përplasi kokën pas murit, më bllokoi duart e në atë moment kisha frikë për jetën time – tha ajo – Nuk ishte hera e parë që ndodhte” përfundoi Sharypova.

Alexander “Sasha” Zverev i lindur në 20 prill 1997 është një tenist gjerman, i treti më i ri i renditur në 10 më të mirët e Association of Tennis Professionals (ATP). Zverev ishte kampion i 2018 ATP Finals, që e bëri atë fituesin më të ri të kampionatit të fund-vitit në një dekadë. Zverev ka fituar 13 tituj ATP në singles dhe dy në doubles. Ai arriti finalen e tij të parë Grand Slam në 2020 në US Open, ku humbi përballë Dominic Thiem.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *