• |
ide | kryesore

Gerd Müller, lamtumira e ngadaltë: “Nuk ha më, fle drejt fundit të tij”

-Instant, Sport



Gerd Muller ka thyer cdo mbrojtje kundërshtare, por nuk mund të bëjë asgjë mbi një sëmundje që po e shuan ngadalë. Uschi Müller, bashkëshortja e Gerd, “Bomber der Nation”, ka përshkruar, një ditë nga ditëlindja e 75 e ish-sulmuesit të Bayern, gjendjen shëndetësore të të shoqit, i sëmurë, nga 2008, me demencë. Pikërisht për shkak të sëmundjes Müller nuk shihet në publik prej vitesh, që kur Bayern e bëri të ditur në 2015.

SITUATA — “Nuk ha praktikisht asgjë, arrin vetëm të gëlltiet”, kështu, Uschi, që nga 1967 është gruaja e Müller (të dy janë njohur në një bar kur ajo ishte 16 vjec e ai 20), ka përshkruar për Bild situatën e Gerd, që prej 5 vjetësh jeton në një rezidencë sanitare. “Qendron shtrirë në shtrat gati 24 orë në ditë. Rrallë ka momente kthjelltësie, është kaq bukur kur hap sytë, edhe për pak minuta. Përmes lëvizjes së qepallave mund të përgjigjet me po ose jo pyetjeve që i bëjmë. Ndonjëherë shohim bashkë televizor, edhe pse ai nuk e kupton”. Në këto muaj situata është përkeqësuar: “Gerd fle drejt fundit të tij. I mban sytë mbyllur, konsumon ushqim të grirë. Më jep idenë se është i qetë, nuk besoj se po vuan. Po fle për të shkuar përtej”.

HISTORIA — Kampion bote në 1974, Müller, në kombëtare, ka shënuar 68 gola në 62 ndeshje. Vetëm Klose, me 71 rrjeta (por në 137 ndeshje) ka realizuar më shumë gola se ai me Gjermaninë. Me Bayern ka fituar 4 tituj e tre Kupa Kampionësh. Për 32 vjet ishte shënuesi më i mirë i historisë së botërorëve me 14 gola, rekord që ia morën braziliani Ronaldo e më pas Klose. Në Bundesligë ka shënuar 365 gola në 427 ndeshje (të gjithë me Bayern), e është kështu shënuesi më i mirë i të gjithë kohëve në kampionatin gjerman (në vend të dytë Fischer me 268 gola, në të tretin Leëandoëski me 246). Askush në Gjermani, nuk ka fituar titullin e golashënuesit më shumë se ai (7 herë) e është ai shënuesi më i mirë në një kampionat të vetëm (shënoi 40 gola në 1972).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *