• |
ide | kryesore

Sulmi terrorist në Vjenë/ Shkon në 4 numri i viktimave

-Instant, Lajme, Planet



Ka shkuar në 4 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist që ka ndodhur dje në zonën e Schëedenplatz në Vjenë. Të paktën 15 të tjerë janë plagosur, kurse numri i autorëve të sulmit është 6. Policia e Vjenës njofton se fillimisht të shtënat u raportuan pranë një sinagoge (institucioni fetar ku predikojnë hebrenjtë) në orën 20:00. Fillimisht një prej autorëve hodhi veten në erë ndërsa një tjetër u ekzekutua nga policia. Policia thotë se autori i cili kishte një eksploziv të rremë, dyshohet se kishte motive islamike teksa Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer deklaroi se ai ishte i radikalizuar dhe dyshohet si simpatizant i ISIS.

Vetëm pak orë pas sulmit në vend, forcat speciale të Vjenës kanë bërë të mundur arrestimin e 4 autorëve të tjerë të dyshuar. Të gjithë ata ishin të pajisur me armë të ndryshme si kallashnikovë dhe pistoleta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *