• |
ide | kryesore

“Pozitivë? Edhe në vaginë ka baktere”: Lotito habit Italinë dhe zbulon infektimin e Tares

-Instant, Sport



Edhe Claudio Lotito ka ndërhyrë në lidhje me kaosin e tamponeve në shtëpinë e Lazios. E ka bërë madje duke përdorur një gjuhë mbi normat. “Cfarë do të thotë pozitiv? Pozitiv do të thotë infektues, apo jo? Edhe në vaginën e femrave ka baktere. Por jo të gjithë janë patogjenë”, ka deklaruar presidenti bardhekaltër në një intervistë për “La Repubblica”. “Po na bëjnë lojën e tre letrave – shtoi pronari i klubit, duke zbuluar edhe infektimin e drejtorit sportiv shqiptar -. Edhe Tare është pozitiv. Sot askush nuk të thotë nëse infekton apo jo. Ka një aleancë në interpretimin e rezultateve”.

“Immobilen e vlerësoi mjeku, i ribëri aftësinë sportive e kapacitetin polmonar në gjendje pauzë e në sforcim, ishte më mirë se më parë”, vazhdoi Lotito duke folur mbi situatën e sulmuesit bardhekaltër, që rezultoi pozitiv me gjenin N e i përfshirë në ndeshjen stërvitore. “Një tjetër lojtar që rezultoi pozitiv në testin e Uefas shkoi të bënte një tampon për llogari të vet – shtoi ai, duke drejtuar gishtin kundër pritshmërisë së testeve të Uefa-s -. E rezultoi negativ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *