• |
ide | kryesore

Ansu Fati pesë muaj jashtë për dëmtim: Barcelona kërkon rrugën e shkurtër, për ta bërë mungesën vetëm pesë javë

-Instant, Sport



Barcellona e Ansu Fati janë përpara një dileme të madhe, pas dëmtimit të pësuar nga 18 vjecari kundër Betis: të heqin pjesën e dëmtuar të gjurit e të kthehet në fushë në harkun e 5 javëve apo të provojnë të rindërtojnë pjesën e dëmtuar, në mënyrë që të mund të shpëtojnë meniskun, por në këtë pikë ndalesa do të ishte të paktën 4-5 muaj.

Këto janë opsionet – sipas shtypit spanjoll – që Barcellona e lojtari duhet të vlerësojnë në ditët e ardhshme. “Jemi përballë një sportisti 18 vjecar. Literatura mjekësore nuk lë dyshime për trajtimin: menisku duhet ruajtur”, ka deklaruar për Marca doktor Ripoll, i klinikës Ripoll e De Prado, një nga më të rëndësishmet ortopedike spanjolle. Tani vendimi i përket Barcelonës e lojtarit, por nuk do të jetë e lehtë, duke parë impenjimet e klubit blaugrana e kombëtares spanjolle në të cilën sulmuesi i ri blaugrana është bërë pjesë fikse.

E ndërkohë, ndoshta kjo situatë mund të ndryshojë edhe gjërat [për Dembele. Sipas Mundo Deportivo Barcellona është gati të shesë Ousmane Dembélé. Skuadra katalanase mund ta lejojë të largohet në janar, por në pritje të një vendimi për Fati gjërat mund të ndryshojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *