• |
ide | kryesore

Arrestohet në Durrës autori i 8 vjedhjeve

Lajme, Të fundit



Përfundon në prangat e policisë së Durrësit nën akuzën e vjedhjes një 30-vjeçar.

Prej veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i të paktën 8 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

Grabitjet e tij janë kryer në banesa dhe supermarkete, por ai ka vjedhur edhe sende personale si telefonat celularë.

 

“Më datë 14.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetasit P. U.;

Më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetases R. A.;

Më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases B. R.;

Më datë 06.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetases A. S., shumën 30.000 lekë;

Më datë 19.10.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në supermarketin e shtetasit A. B.;

Më datë 26.10.2020, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetases E. Rr., çantën ku kishte 30.000 lekë dhe sendet personale;

Më datë 02.11.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa objekte në ambientet e një shkolle”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit Xh. Y., për veprën penale “Vjedhja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *