• |
ide | kryesore

Indianët festojnë fitoren e Kamala Harris: “Është bijë e fshatit tonë”

Lajme, Planet



Festimet për fitoren e Joe Biden dhe Kamala Harris janë shtrirë deri në Indi, aty ku e ka origjinën Harris, e cila është zgjedhur zëvendëspresidente e SHBA.

Në fshatin jugor indian të Thulasendrapuram, këtë të dielë banorët festuan me foton e Harris, raporton BBC.

Fshatarët ishin të gëzuar për zgjedhjen e  Kamala Harris në këtë post të rëndësishëm. Gjyshi nga nëna e saj lindi në Thulasendrapuram.

“Një histori e re për Amerikën u shkrua nga një grua të cilën ne e konsiderojmë si bijë të fshatit tonë,” i tha BBC një këshilltar për fshatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *