• |
ide | kryesore

Video/ Lazio i heq fitoren Juventus nga duart në të 95: CR7 dëmtohet, lacialëve i mungon një penallti

-Instant, F1, Sport, Video



Juventus con dëm një ndeshje praktikisht të fituar, duke lejuar tëe arrihet nga Lazio në minutën e 95, në nja kundërsulm të fiksuar nga Caicedo, por ky Dybala ka peshën e tij për gabimin e bërë. Një ndeshje e cuditshme, kjo Lazio-Juve, edhe përpara se të përfundonte. Bardhezinjtë luajtën një ndeshje ndryshe nga zakonisht, nga mënyra që kërkon Pirlo, duke mbrojtur ulët përpara Szczesny e duke u rinisur në kundërsulm. Përpara, gjithësesi, Juventus nuk është nga ato që nuk imponohet: goli i avantazhit i Ronaldos lindi nga një krosim i Cuadrado e nga një lëvizje vendimtare e CR7: nisi në kundërsulm e u rifut në lojë një centimetër brenda linjës së mbrojtësve në momentin e duhur.

Bardhezinjtë dominuan pjesën e parë, ndaj një Lazio pa Immobile, por me Muriqin, pa Strakoshën por me Reina e pa Leiva mungesa e të cilit u ndje. Kampionët kishin të paktën tre mundësi për të shënuar golin e dytë e të mbyllnin ndeshjen. Në të 37 me Ronaldon, që u përsërit edhe në të 43, këtë herë i ndalur vetëm nga traversa. Në pjesën e dytë portugezi kishte një tjetër mundësi në asist të Kulusevski, përpara se të lindte fushën i dëmtuar.

Lazio për 90 minuta hsfaqi gjithë limitet e saj. Muriqi nuk ishte kurrë i rrezikshëm, Correa u ndez vetëm 25 minuta nga fundi e Luis Alberto nuk shkoi kurrë përtej ndonjë veprimi të bukur. Dukej gjithcka shumë pak, shumë e pamjaftueshme deri në episodin final të Caicedos, në golin e pestë përtej minutës së 90’ që nga starti i sezonit të kaluar. Në të gjithë këtë, një dyshim për moviolën e pasdites: një goditje dënimi e Milinkovic në pjesën e dytë përfundoi në barrierën e Juves e krahu i hapur i Ronaldos filmuar nga telekamerat mund të krijojë debate të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *