• |
ide | kryesore

Dokumenti/ La opozitën për tu bërë zv.ministër, PD e shkarkoi Besart Kadinë 1 vit më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Emërimi i Besart Kadisë në postin e zv/ministrit të Financave dhe Ekonomisë në kabinetin Rama ishte një lajm që shkarkoi reagime të shumta në rrjetet sociale pasditen e së mërkurës. Kjo, për shkak se ekonomisti ka qenë më parë këshilltar i Lulzim Bashës dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Pas vendimit të qeverisë për emërimin e Kadisë është zbuluar një vendim i Partisë Demokratike që mban datën 5 nëntor të vitit 2019.

Në këtë vendim Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi kanë firmosur shkarkimin e Kadisë nga të gjitha funksionet në PD. Arsyeja sipas Bashës dhe Bardhit lidhet me faktin se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas “informacioneve të verifikuara të selisë blu nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të qeverisë”.

“Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë.

Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së” – thuhet në dokumentin e PD-së. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Rama ia shkoi fjalen Arian Canit hahahhaKur ai e kishte te ftuar tek Zone e Lire, Ramen,I tha merre ne qeveri se eshte nje nga ekonomistet me te mire qe ka Shqiperia.Ndoshta ndonje e mban mend ate emision ose mund ta kete pare.

  2. Kemi verifikuar. Burime te dyshimta financiare te klienteve preferencial te qeverise. Sa e madhe. Asnje emer, asnje fakt konkret. Si ne PPSH. Zbulun armikun ne gjiirin e partis. Sa lek ka mar basha me shok nga qeveria. Veshtir te ndryshoj mentaliteti enverist edhe per nja 50 vjet aty, per te majt e te djatht.

  3. Epo mbas qokave me renten minerare, 2 rruget njera rrethrrotullimi TEG dhe tjetra dhermi palase, i duhej dhe nje i deleguar ne qeveri ose perndryshe ska leka per fushaten zgjedhore

  4. As nuk e ka shkëmby e as nuk e ka shit. Ky është spekulim. Ju e shitët detin tek Greqia. Hashim Thaci nuk firmosi asgjë. Nuk duhet të spekulohet për këtë gjë’

    Më pas Mushkola i kujtoi Berishës se është përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ku Berisha përsëriti refrenin e tij se nuk e ka pas njohur atë njeri më parë, edhe pse është marrë personalisht me përndjekjen e tij.

    Pas reagimit të ashpër të gazetarit Berisha doli nga linja!

  5. KM e degjoj Ramem keshtu shkruan dikush me larte e vertet qe e degjoj sepse ate dite nuk vajti kot Besarti tek Arjani ky ka qene edhe qellimi , prisni tani kur te marri edhe Arjan Curin si keshilltar se po e pergatit shume mire Cani edhe pak dite KEta punojne te gjithe nen rrogos njeres te ndyre pa moral

  6. Po basha qe eshte financuar nga ruset pse nuk hiqet sipas statutit te partise, dhe te shqiperise?? Le qe o bashe rrezik ti financohesh nga vete edi te rrish ne krye te pd

  7. E ka dash vet me ik.Formoi “alternativën “dhe kush ishte alternativa????Edi Rama ose më mirë paraja e tij.E si mund të qëndronte në Pd??

  8. Nje opozite e pergjegjshme nuk perjashton dhe, ne raste Shqiptare jo e jo…. Fute direkt te koshi…..
    Shërbimi ndaj popullit ne gjendjen e sotme behej dhe behet ne menyre te perkryer vetem ne opozite….(nese…)
    Te mendosh se po ndryshon gje “shvejku” ne ushtri….UTOPI
    Per te tjerat duhet duhet pyetur tulipani Luli Basha & BE & KIM & ER & CO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *