• |
ide | kryesore

‘Ekskluzivet’ e ERTV-së në spitale, Rama: Na është dashur t’i japim duke parë lajmet e rreme të publikuara (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një kohë kur shifrat me coronavirus në vend po rriten dita-ditës, në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama mohoi akuzat e ngritura nga opozita për kolaps në sistemin shëndetësor dhe për mjekim të të infektuar në autoambulanca.

“Është e pajustifikueshme me asgjë, që sot t’u thuhet në mënyrë të përditshëm njerëzve se spitalet janë në kolaps, se nuk është e vërtetë”, tha Rama.

Edhe pse zgjodhi që të sulmojë kundërshtarët politik, shefi i qeverisë prej dy ditësh përmes kanalit të tij në “facebook”, ka servirur për mediat pamje ekskluzive nga spitali covid 1, por duke sjellë vetëm një realitet, atë të ERTV.

Euronews Albania zgjodhi që të mos i transmetojë pamjet e montuara me efekte e muzikë, por të pyesë kryeministrin se pse nuk ia le medias ketë mision për informimin e publikut. Shefi i qeverisë e argumentoi duke sjellë në vëmendje lajmet e rreme, të ashtuquajtura ‘fakenews’.

“Ka ndodhur edhe më parë që të hyjnë mediat me autorizime të veçanta, nuk është diçka e pamundur. Na është dashur të japim këtë informacion duke parë se sa shumë lajme të rreme dhe sa shumë dezinformim ka”, tha Rama.

Gjatë konferencës me fokus tek shëndetësia, kryeministri Rama lajmëroi se do të ketë një paketë ndihme për familjet në nevojë, ndërsa deklaroi se po punohet për rimbursim të pacientëve që trajtohen në shtëpi, por nuk dha një datë fikse se kur të prekurit do mund të përfitojnë.

“Kemi gati edhe një paketë tjetër, një paketë tjetër, e cila do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike”, tha Rama./ EuroNews.al



4 Comments

  1. Duke pare videot qe Rama jep per spitalet njerezit po luten ti kape covidi, pasi edhe sipas doktoreshes ata jane spitale LLUKSI. Kane turp keta njerez?

  2. Mashtrues ordiner,njeri i lig deri ne pafundesi !
    Shqiptare ne dhoma ka minimumi 4 paciente !
    Sherbimi mjeksor,ndihma dhe perkukdesja jane horror !
    Ka nje detaj jashtzakonisht te rende dhe qe i shtohet tmerrit qe kalon pacienti :Higjena eshte katastrofale,nuk pastrohen ne nje jave te tere……,me besoni,lereni perrallat e ketij shpirtligu,monster e paperceptuar ndonjehere nga njerzimi !
    Kriminelet e rruges i vine anash ketij perbindeshi…..pse ke frike te ikesh,te jesh i qete,do akuzohesh per krime kunder njerzimit,monster,ky eshte rrezik me i madh se ai qe iku ne 1985-en !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *