• |
ide | kryesore

Kaseta e Ramallanicës që shfaqi armiqtë e drejtësisë ndërkombëtare

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Fushata për të shpallur Lulzim Bashën tradhëtar të komandantëve të UÇK-së apo agjent në shërbim të Serbisë, tregon shumë më tepër sesa idiotësia sipërfaqësore, korruptimi moral dhe patologjia prej mashtruesish e nismëtarëve të saj.  


Nuk ka dyshim se kjo manovër demagogjike, ku Rama hodhi Taulantin dhe fshehu dorën, dështoi sa hap e mbyll sytë. 


Po të shihje të gjitha studiot kryesore televizive të së hënës, që u morën vetëm me këtë temë të shpikur, as mbrojtësit më të zjarrtë të kryeminstrit, nuk u solidarizuan dot me skenarët për zhdukje kasetash dhe pjesmarrje në arrestime. 

Për më tepër edhe nga Kosova, as përfaqësuesit e PDK-së, as kreu i Lidhjes Demokratike, Mustafa, nuk e përkrahën këtë mënyrë bastarde të të bërit politikë, madje theksuan se ajo shkon në dëm të atyre që janë në Hagë.

Lexo me tej:

Isa Mustafa kundër fushatës së Rilindjes: “Gënjeshtrat nuk i ndihmojnë ata që janë në Hagë”

Qershinë mbi tortë e vendosi një ish socialist i thekur, ish deputeti Dashamir Peza, i njohur për miqësinë e tij të hershme me Edi Ramën. 

Me një ndershmëri dhe sens morali që gjendet me pikatore në kohët e sotme, ai çmontoi skenarët e tipit Ramallanica, duke zgjedhur të vërtetën përpara njeriut me të cilin ka ndarë për vite me radhë të njëjtën çati. 

Kaseta e masakrës së Krushës/ Dëshmitari Dash Peza jep një tjetër version nga kameramani Bellanica

Pra skenari për ta vizatuar Lulzim Bashën si burgosësin e UÇK-së, për llogari të Beogradit, ishte një fëmijë kopil që lindi i vdekur.  

Si i tillë nuk ka më vlerë të merremi me të. Por e rëndësishme është se çfarë dëshmojnë akuzat e artikuluara për profilin e atyre që i ngritën ato. E këtu historia fillon e bëhet interesante.

Sepse thelbi i shigjetimeve ndaj Bashës ishte se ai kishte ndihmuar Gjykatën e Hagës (Rishiheni me sa pathos e shpalli këtë zbulim Taulant Balla në Opinion); Se ai ishte pjesë e strukturës së UMNIK, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë; Se ai kishte përkthyer në hetimet për shtëpinë e verdhë, nga ku deri më tani nuk ka rezultuar asnjë e vërtetë për akuzat monstruoze; Se partia e tij, paskësh votuar në Këshillin e Europës një rezolutë ku kërkohej që pretendimet e Dik Martit duheshin zbardhur nga drejtësia; Se ai paskësh ngritur dorën që edhe Shqipëria të kontribuonte në territorin e saj,  që e vërteta të dilte në shesh.

Pra teoria konspirative linte të kuptohej se komandantë e UÇK-së gjendeshin sot përpara Gjykatës Speciale edhe prej bashkëpunimit okult të liderit të opozitës.

Por, pyetja është për llogari të kujt e ka bërë këtë Lulzim Basha? Nga që ka qenë i paguar nga Millosheviçi? Se e kanë rekrutuar shërbimet serbe? Nga që ka një lidhje okulte me Rusinë, që u vërtetua edhe në kohën e çadrës?

Jo, Lulzim Basha, edhe nëse është ndodhur në të gjitha vendet ku akuzohet se ka qenë, nuk ka bërë asnjë faj. Nëse ka ndihmuar Gjykatën e Hagës, nëse ka punuar për UNMIK-un, nëse dosjet e kaluara në duar prej tij kanë përfunduar në EULEX, i bie që ka shërbyer në ato institucione të ngritura dhe të mbështetura nga ata që çliruan Kosovën. Nga ata që shpunë përpara pavarësinë e saj.

Ironia e gjithë kësaj që po ndodh është se Lulzim Basha po akuzohet si bashkëpunëtor me drejtësinë e ngritur në këmbë nga perëndimorët, pikërisht nga ata që prej pesë vitesh lartësojnë në qiell këtë model drejtësie që po aplikohet me reformën në Shqipëri.

Edi Rama, Taulant Balla, gjithë kryqëtarët e tyre mediatikë, që të nxjerrin sytë po belbëzove qoftë edhe një kritikë për ngrehinën e reformës amerikano- europiane në Tiranë, të quajnë tradhëtar dhe spiun, po bashkëpunove me të njëjtët partnerë në Prishtinë. 

Ata, që ngrejnë në rangun e thënieve të shenjta çdo letër të përendimorëve për të emëruar në mënyra antikushtetuese kryeprokurorin apo gjykatësit kushtetues, e quajnë krim bashkëpunimin në Kosovë me drejtësinë e kërkuar nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Ky është konkluzioni më ulëritës që mund të nxirret mbi dyfytyrësinë, standartet e disafishta dhe propagandën mendjeshkurtër që asnjëherë nuk i nxjerr dot në breg agjitatorët e rilindjes.  

Historia me akuzat ndaj Bashës tregoi edhe njëherë, më së miri, se drejtësinë e ndërkombëtarëve, Rama dhe të tijët e duan për sa kohë e manipulojnë vetë. 

Ajo është një provë e qartë edhe për diplomatët entuziastë apo leshko të Tiranës, për të parë se sa të sinqertë i kanë aleatët që kanë zgjedhur për të çuar përpara projektin e tyre këtu.

Natyrisht, duke pranuar këtë, nuk thuhet automatikisht se drejtësia e importuar nga ndërkombëtarët është perfekte, e ndershme dhe e pa politizuar. Ajo ka shfaqur problemet e saj të thella me dështimet në Kosovë dhe po shkon me galop drejt kësaj rruge edhe këtu.

Por, historia fortunës që u ngrit ndaj liderit të opozitës dhe kryqëzimi i tij se në një periudhë të jetës ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë të ngritura nga perëndimi, na shërbeu si një tjetër pasqyrë për të parë fytyrën e regjimit që kemi: të një bande që s’beson tek asgjë dhe që është e aftë të mashtrojë për gjithçka.

©Lapsi.al

28 Comments

  1. Edhe kur “ben vaki”qe Lapsi te flase kaq qarte,ndihet nje heshtje e gjate,dhe asnje nga komentuesit e “bodrumeve”,nuk ndihet i gjalle.Kaq i trashe,kaq idit,por edhe kaq e kaq budall qenka Balla,qe edhe kur Rame ben nje pordhe,ai (pra Balla)e” prezanton” si fishekzjarr feste!!!Por me e keqja,eshte se edhe kur deshmitare,qe jane po prej rilindjes,por edhe nga Kosova,e sidomos kur vete kryetari i LDK flet troc dhe qarte,keta idiote te rilindjes,vazhdojne te “:lehin”,sepse sic duket duan te vijojne thenien e kryetarit te tyre,e pas lehjes,karvani i tyre,duhet perseri te hece perpara.Hecni,hecni,se qenin e ngordhur ,do te gjeni….

    1. Se kush eshte bastardi, pa atdhe, jevgjiti, greko-llacifac, edvin kristaqi, cdo shqiptar e dine fare mire!
      Mos u merrni fare me diversionet e “shejtan budallait qe hedh gurrin ne lume”, 2 pederastat e kriminelit nazist soros, edvin kristaqi & vucic jane vellezer te sodominizuar dhe armiqe te betuar te Shqiperise dhe shqipetareve.
      Shqiptare, beni durim deri me 25 Prill, pastaj mjerr per kriminelin edvin kristaqi & BANDEN RIVDEKJA, burg, burg, burg, konfiskim i pasurive te vjedhura, larje lesapesh, papunesi, kthim ne gjeneze, mjerim pafund, per cdo bastard te RIVDEKJES!

  2. Një punë të ndyrë në ndihmë të Ramës e Tao Pallës me këtë historinë e sajuar kundër liderit të opozitës, po bën edhe televizioni Top Channel.
    Nuk mjaftonte gazetari i këtij televizioni, Muhamet Veliaj që i shkelte syrin “dëshmitarit” të paguar që të mos fliste e nxirrte veten në gënjeshtër, por na kishte thirrur antishqiptarin e armikun e demokracisë Frrok Çupi të villte vrerin e tij kundër opozitës.

  3. Mire e ke ti Bushat, por e ke vene re se u bene nja dy jave qe Basha nuk po merret me inceneratoret…ta kete ngrene presionin e Top Channel thua apo po ben deal-in e rradhes me pronaret. As gocat e cunat e PD nuk po bejne me deklarata nga landfilled i Sharres….

    1. Ke vënë re ti Milan që sikur po merret prokuroria me inceneratorët, lexo lajmet.Le të shohim ç’do bëjnë.Publiku tashmë është sensibilizuar.Opozita mund t’ rikthehet sa herë të dojë deri ditën ezgjedhjeve.

  4. Dhe une nuk ja lash mangut, nxorra kaseten taze fare – Grigori i semure me Covid-19!
    E perdori se pari Erion Velia kete rreng, gjoja u semur nga Covid-19 e qe u sherua me pas.
    Tani eshte rradha e Grigorit te vet shpallet i semure e me pas i sheruar nga Shendetesia falas

  5. Nderkohe qe genjeshtra ka plasur dhe te gjithe e kane kuptuar se sa genjen Ramaballa&co, keta te fundit vazhdojne t’i qendrojne genjeshtres se tyre dhe te nxjerrin genjeshtra te tjera. Dihet se sa here qe plas ndonje skandal, sekti diabolik i ngritur nga Rama ia fut nje skandal tjeter per te mbuluar skandalin e meparshem dhe kjo ndodh te paktrn cdo dy dite. Spiropali per te mbuluar efektet e nje perdhunimi ne grup ne shkollat e rilindura, pranoi te dilte e te fliste idiotesira per filmat qe behen ne raste te tilla. Balla ben te tjera per t’i bere qejfin kryetarit te sektit diabolik dhe per te mos lejuar parakalimin nga Spiropali. Pastaj vine te tjeret qe megjithese e dine qe shumica nuk jane budallenj dhe nuk i besojne, por prape vazhdojne me gjera nga me te trashat per t’iu mbushur mendjen njerezve te thjeshte. Ky feup diabolik dhe kriminal, te vetmen gje qe di te beje, eshte te genjeje. Por edhe kete e ben ne menyren me te trashe te mundshme se nuk ka asnje mundesi dhe as nuk di ta beje ndryshe. Prandaj kur te kerkojne voten, te gjithe duhet te vene doren nga prapa per t’u ruajtur nga keta qenje pa pikene dinjitetit dhe cdo premtim qe iu behet, ta kuptojne nga ana e kundert dhe me 25 prill, te kete nje referendum plebishitar kunder ketij sekti shushunje qe po i pin edhe pikat e fundit te gjakut shqiptareve

  6. Nje komentues permendi me lart Frrok Çupi,dhe media inceneratori Top Channel e ka opinionist ne kohe te veshtire per te mbuluar ate qe nuk ka zot ta beje ?!
    Frrok Çupi eshte paditur ne gjykate nga Sherbimi Sekret Shqiptar me prova te pakontestuara,pergjim,deshmitare dhe dokumete autentike per bashkpunim me sherbimin sekret Grek,e keni ne arshive,dhe sot ky ben lojen e piste kunder Shqiperise dhe Shqiptareve dhe mbrojtesi i Shtetit ne Gjykate,eshte vrare ne Vlore ne ’97 ?!
    Eshte komplet monster, nje shembelltyre e njeriut tradhetar e monster,imagjinojeni se ku mbeshtetet nje media kombetare,çfare mjerimi !?
    Moderatorja e aktiviteteve te Partise Socialiste,orgazma ne studio eni Vasiliqija,e kush tjeter e fton kete monster !?

  7. Edhe Skenderbeu,edhe I.Qemali,edhe Zogu edhe Hoxha edhe Berisha kane qene ne krye me ndihmen e serbeve.
    Esat Pasha ka dhe emer rruge ne Beograd biles cdo vit Ambasadori serb ne Paris shkon me tufe me lule tek varri i tij.Esati merrte 100.000 fr ar pension ne vit nga Serbia.
    Gjithcka eshte subjektive,Shkullaku dhe Bushati nuk jane at qe vendosin se kush ka te drejte.
    Po sikur dikush ne Hage ta kerkoje deshmitar Bashen,cdo behet?
    Nga Haga ka dale dhe kjo fabule qe Fahri Balliu u mundua te na tregoje(nuk linte asnje qe te fliste) se eshte politikan i madh shume i madh.Ata qe e derguan kujtonin se do te na thoshte xhevaire,por a shihet me sy Balli shkrimtar-konstruksioni qe ka 2 H/C ne ndertim nga Berisha?
    Te gjithe ishin si hijenat se kush te kafshonte me shume,qe pronaret e tyre te kenaqeshin.
    Te shohim,por Basha duhet per te miren e tij te deklarohet.
    Lubonja e tha kete shume qarte.

  8. “…hodhi Taulantin dhe fshehu dorën” shkruhet me “t” të vogël, “taulantin”, se nuk është fymor, por thjesht një send….

  9. Basha duhet te shprehet thote nee komentues.A mund te pres PSEEEEE.Kur te gjitha jane shpifje pse duhet te kthesh pergjigje.Kaq e thjeshte eshte ,leri budallenjte te besogne se kane te drejet.

  10. @@@@ PSEEEE
    Basha duhet te deklarohet psh se jane shpifje ,por jo te fshihet sikur e presi punet e medha.Te thote zyrtarisht qe kush ka qene.
    Ishalla nuk e marrin deshmitar ne Hage.

  11. Hajde, hajde, ketu nuk po pergjigjen para drejtesise Xhem Qenef Qeflia, Ulluk Malokhane Manja, Dam Katunaro Gjiknurja e kompani qe fjalet e tyre i lexoi gjithe Europa ne gazeten BILD ku u botuan ato bisedat ku keto plehra me zerin e tyre lavderonin dhe urdheronin ato derdimenet oficere policie per te vjedh vota!
    Ajo eshte Prove, nuk jane prova nje Ramallanic kurvic qe del e thote “E njofti gruja Bashen e masku nga floket”

  12. Se kush eshte bastardi, pa atdhe, jevgjiti, greko-llacifac, edvin kristaqi, cdo shqiptar e dine fare mire!
    Mos u merrni fare me diversionet e “shejtan budallait qe hedh gurrin ne lume”, 2 pederastat e kriminelit nazist soros, edvin kristaqi & vucic jane vellezer te sodominizuar dhe armiqe te betuar te Shqiperise dhe shqipetareve.
    Shqiptare, beni durim deri me 25 Prill, pastaj, mjerr, mjerr, per kriminelin edvin kristaqi & BANDEN RIVDEKJA, burg, burg, burg, konfiskim i pasurive te vjedhura, larje lesapesh, papunesi, kthim ne gjeneze, mjerim pafund, per cdo bastard te RIVDEKJES, paperjashtim, te gjithe sepse u mbush kupa!

  13. Thuhet se perveç shtepive e pasurise se patundshme ne Shqiperi, Basha ka edhe nje shtepi ne Hollande, shtepi qe e ka blere ne kohen e emigracionit.
    Une jam emigrant 20 vjet larg Shqiperise, kam pune te mire, gruan e kam ne pune, edhe femijet i kam te mbare, ne shkolle dhe part-time punojne.
    Si mua ka me mijera familje qe punojne e bejne jete dinjitoze.

    Por per te blere nje shtepi ne Hollande, me aq vite sa ka qene Basha si emigrant, per mua eshte i dyshimte burimi i te ardhurave dhe patja 1 milion e ca euro kursime te deklaruara kur u fut ne politike.

  14. More si nuk e kuptoni që dymetroshi me kokëkatërqosheliun, pikërisht që shqiptarët të meren me këtë gënjeshtër të trashë të Mut Veliut e të mos komentojnë maskarallëqet e hajdutllëqet që bëjnë çdo ditë me paratë tuaje,
    Jo fshehu a nuk e fshehu Basha para 20 vitesh një kasetë.
    Dymetroshi sipas OSBE ku krekoset si president, është akuzuar se ka fshehur në bankat ofshore 200 milionë euro të vjedhura nga ju, e kjo kur ishte kryetar Bashkie.
    Mendoni se sa para ka përlarë e fshehur me 8 vite kryeministër .
    Mos më quani hajdut, u ankua para ca ditëve se unë jam dy metro e nuk mund të vjedh se bie në sy, sikur e kishte akuzuar kush për hajdut xhepash në autobuze.
    Alibaba dy metrosh ka edhe dyzet hajdutë të tjerë, ca xhuxha si Braçe , Balla apo Gjushi por ka edhe më të gjatë si Lal Plehu, Gjiknuri apo Beqja.

  15. O “i Paemer”, dy metroshi ekziston se eshte Sala dhe Basha gjoja ne opozite, se me nje opozite nofmale, dy-metroshi nuk do ta kish jeten kaq te gjate.
    Kio eshte fatketesia e Shqiperise, se PD eshte bere parti private e Sales.
    Shpresoj dhe uroj qe Josefina Topalli te marre drejtimin e se djathtes

  16. Edi kari bëri një gabim trashanik me punën e kasetës….autogol i pastër…
    Sepse…
    Nëse nxjerr ,para zgjedhjeve ndonjë kasetë ku Lul Basha vërtetë bën seks anal me ndonjë diplomat ndërkombëtar, edhe nëse kjo është e vërtetë , tashmë nuk e beson më askush….
    Sepse Rama tashmë ndërron duhan me të vdekurit…
    Çfarëdo maskarai qoftë Lulëzim Basha…nuk është karagjoz…
    Nuk rrihte nënën,nuk gjytonte të dashurat,nuk nxirrte allatet lart e poshtë….

  17. Shoku Balla ky kokerr katunar,
    asht pra ma i miri i Rames zagar
    ka ca koh asht bo shum atdhetar,
    per hater te Rames mba dhe samar,
    del edhe ne studiot Bashen sulmon,
    bashkepunetor serbesh po e akuzon,
    edhe pra kur ham-ham ben Balla Krric,
    Ramuth kurva ja merr ne goj atij Vucic!

  18. Kam thene nja nje vit e ca me pare se, per hajdutin qe po shkaterron Shqiperine e shqiptaret; qe po i vjedh qe prej tete vjetesh, qe e ka ulur prestigjin e ketij populli dhe vendi ne nivelet me te ulta te hishtorise tije… ( futet ketu edhe koha e diktatures) Per kete qenie, kaq te ulet gjuha shqipe eshte varfer, per te dhene nje definicion te plote te karakterit te tije te perbuzeshem ; e jo vetem shqipja, nuk ka fjale sepse te gjitha fjalet denigruese te shqipes nuk majftojne, per te treguar te zezen qe ka ne ate mutshpirt te helmuar te tije! Per te protretizuar nje qenie te perçudeshme, ndoshta nuk do te mjaftonin te gjitha fjalet denigruese te te gjitha gjuheve te botes! Duket sikur ferri e ka krijuar me doren e vet kete qen rrugesh hajdut tradhtar prepotent impotent, i pabese i pa fe , imoral deri ne kufijte e te pa besueshmes! Padyshim krijesa me e ndyre qe ky vend ka vjelle, mbi kete toke!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu