• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga Shkodra/ Tritoli shpërtheu në derën e lokalit të një gruaje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën mbrëmjen e së mërkurës. Një shpërthim i fuqishëm tritoli ndodhi në zonën e Unazës, pranë Shkollës Pyjore.

Nga burime në vendin e ngjarjes mësohet se nuk ka të lënduar, por dëmet materiale kanë qenë të shumta. Shpërthimi ka ndodhur pas mbylljes së lokalit dhe tritoli ishte vendosur në derë të tij. Mësohet se lokali është në pronësi të një gruaje 46 vjeçe me iniciale H.F. Zhurma e shpërthimit ka qenë e madhe dhe është dëgjuar në të gjithë qytetin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën kur në Shkodër ishte për vizitë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *