• |
ide | kryesore

Don Phenom hedh kunja për kolegët në “Instagram”

-Instant, Paparazzi, Slider



Don Phenom s’ka mundur t’i mbajë dot për më gjatë ndjenjat e tij “të ndrydhura”, ndaj ka gjetur mundësinë të shprehet në Instagram.Ai ka treguar se diçka ka me njërin prej kolegëve në muzikë, ndërsa ne u bëmë kuriozë për emrin e tij.Don Phenom ka thumbuar hapur një reper shqiptar, pa përmendur asnjë emër në postimin e tij në InstaStory.

“Kta rrepera i njek ikin vrap si k*rva, i degjeneron dajak, i degjeneron me fjale, te luten mos u fut thellë familjarisht, edhe kur vjen puna ja fal edhe prap bojn si p*dha same neper kang”, shkruan reperi.

Ai nuk ka preferuar të japë më tepër detaje, duke u shprehur në story se personi të cilit i drejtohet ky diss e di vetë se Don Phenom e ka me të.

Kjo nuk është hera e parë që reperi bëhet pjesë e “sherreve” me kolegë në muzikë, ndërsa për ditë të tëra u fol më herët për prishjen e marrëdhënies së tij me Taynës, me të cilën realizoi bashkëpunimin që bëri bujë, “Columbiana”.

Kjo këngë u lançua 2 vite më parë dhe numëron 62 milion klikime në Youtube.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *