• |
ide | kryesore

Kaseta e Krushës/ Edi Rama shpërfill dëshminë e mikut të tij Dash Pezës

-Instant, Kryesore, Lajme

Nga studio e “Real Story”, kreu i qeverisë komentoi deklaratën e ish-deputetit socialist, Dashamir Peza, dhënë pak ditë më parë në një intervistë mbi mënyrën se si përfundoi në BBC kaseta e masakrës së Krushës.


Rama i quajti “detaje” për të cilat nuk ishte i interesuar, duke i shmangur deklaratat e Pezës, që rrëzoi thëniet e Milaim Bellanicës për kasetën e Krushës.


“Nuk jam as hetues, as i interesuar për detaje, unë nuk kam asnjë arsye të besoj që dëshmitari nga Kosova, por edhe të tjerë që kanë folur, kanë ndonjë motiv që t’i turren Lulzim Bashës dhe ta mbulojnë me shpifje. Këtu problemi është lidhur me punën në të shkuarën, pasi Basha nuk ka dalë asnjëherë të flasë qartë se cili ka qenë roli i tij. Gjithë kjo që krijohet si paqartësi, si konfuzion, dhe që njerëzit të ndahen mes patriotëve dhe tradhtarëve, është mungesë e burrërisë së liderit të opozitës në përballjen me faktet. Nuk ka asnjë gjë tjetër këtu, as kam bërë akuza, as kam dashur të përfitoj ndonjë gjë nga kjo”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Ish-deputeti socialist Dashamir Peza, hodhi poshtë pak dite me pare akuzat e kameramanit amator nga Kosova Bellanica, se Lulzim Basha i mori kasetën dhe e zhduku. Dash Peza, mik i ngushtë i Edi Ramës dhe më pas deputet i PS, atëhere shoqëronte ekipin e BBC si përkthyes në Kosovë.

Krimet e luftës/ Edhe miqtë e Ramës e kthyen në boomerang fushatën e propagandës së rilindjes

Peza tha në një intervistë për News 24 se BBC i bëri të qartë Milaim Bellanicës se nuk do t’ia blejnë kasetën. Nëse ai dëshiron mund t’ia japë kasetën që pamjet ti transmetohen botës. Dhe, sipas Pezës, ai këtë bëri.

Kaseta e Ramallanicës që shfaqi armiqtë e drejtësisë ndërkombëtare

“Me kujtesën që kam unë mendoj që kjo kasetë i është bërë e qartë Melaimit që ai po ja dhuron BBC dhe përshtypja ime është që ka pasur një marrëveshje mes dy palëve. Ai ka pranuar që ta japë, BBC ka bërë të qartë që ata nuk blejnë lajme. Nëse zotëria dëshironte të ndihmonte që lajmi t’i bëhej i njohur botës, duhet të jepte kasetën te BBC. Kam përshtypjen që BBC ja ka ofruar zyrës së OKB, por përtej kësaj nuk di asgjë, sepse këto janë cështje që nuk kishin nevojë për përkthim nga ana ime.” – tha Peza në intervistë. Por Edi Rama ka bërë sikur dëshmia e mikut te tij nuk ekziston dhe dhe e la konsideruar atë thjesht një detaj.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. Vazhdon epopeja e luftes nac-clirimtare,me armiq e tradhetare! Kjo eshte beteja e radhes! Kalendari politik shenon vitin 1943! Edvini I kthen akrepat e ores mbrapsht si te doje dhe kur te doje! Ky eshte ai timoni I famshem,o shqiptare!
    Keshtu do vazhdoje kjo mesele qysh se nuk u shkrumbua,te behet hi strofulla me emrin BLLOK ku gjallojne gjithfare aligatoresh,gjarperinjsh dhe akrepa helmues!
    …Mjere ky vend!!!’..

  2. Po ku njeh miq e shoke, ky monster. Ky s’ka as empati, as inteligjence emocionale. Ky thjesht eshte nje makine poshtersie dhe genjeshtrash te trasha, se s’i ka mbetur me as fantazi.

  3. Tani qe Rama do ta perfshije Lulushin tek historia e Kosoves kjo duket qarte dhe e morem vesh te gjithe.Por pyetja kryesore qe na mundon shpirtin eshte kur Rama jetonte ne Peze ne nje shtepi me Dashin kur i kapen ne krevat bashke ne ca pozicioni ishin dhe tjetra nga keta te dy kush i bie dhe kush e kthen.Kete pergjigje misterioze e ka vetem gruaja e Dashit.

  4. Çdokush nga ne, e kujton se si u krijua Partia Demokratike (apo dhe partiçkat e tjera), apo se si pas fitores në zgjedhjet e Marsit 1992, krerët e saj u detyruan të vihen në rresht, të mblidhen kokëulur në bodrumin e një ambasade të njohur, për të marrë “detyrat”, për të caktuar ministrat, dhe për të firmosur mbi kursin e drejtimit të vendit. Gjithkush e di fare mirë sot (sepse letrat janë hapur) se si punoi qeveria e asaj partie nga 1992 deri në 1997, (apo dhe nga 2005 deri 2013) se si shiti për skrap gjithë pasurinë e vendit, se si zhvati milionat e shqiptarëve me firmat piramidale, se si vendi u mbush me udëbashë nga veriu në jug, se si ish-SHIK-u famëkeq, u kthye në tmerr për segmente të caktuara të shtetit deri tek gazetarët, se si u vodhën dhe u shitën,flota detare, armatimet, municionet, se si u shkatërruan bregdeti dhe riviera,se si u mbushën qytetet me të ardhur pa asnjë plan dhe kriter, nga çdo cep i vendit, duke boshatisur dhe shkretuar mijëra fshatra në gjithë Shqipërinë.

  5. Po sjell në kujtesë dy raste të ngjashme të propogandave të ndyra me frymë komuniste e që në të dyja janë shfrytëzuar viktimat e krimit.
    Besoj se e mbajnë mend shumica e shqiptarëve, që ish sigurimsat përzgjofhëm një ish të peresekutuar prej tyre, që nga torturat në burg kishte humbur gjykimin. që ta paraqisnin si “dëshmitar” se e kishte spiunuar në sigurim, profesor doktor Berisha.
    Doktor Berisha e mohoi prerazi që ta kishte njohur ate person, e më vonë doli vëllai i viktimës, që ju kërkoi abuzuesve që ta linin të qetë e të mos ta përdorin vëllanë e tij të sëmurë mendërisht..
    Po kjo histori me ca ndryshime po ndodh edhe me Bellanicën e kasetën e tij.
    Nuk e vë askush në dyshim që kaseta e filmuar prej tij për masakrën e Krushës së Madhe, veç që është autentike, është njëkohësisht nje veprim shumë i guximshëm patriotik.
    Por duke e dëgjuar në një intervistë më të herëshme të tij në mjë televizion të Prishtinës, me keqardhje të madhe, vura re se i gjori, nga pamjet e llahtarëshme që i kishin parë sytë nga ajo masakër, dukej se kishte përsuar tronditje psiqike. Ai i shpjegonte intervistuesit, se shkom e takohet me të vrarët e masakrës, ju mer atyre cigare e bisedon me ta..
    – Po a i sheh këto në ëndër ? – e pyeti intervistuesi.
    – Jo mor vlla çfarë ëndër, i kam takuar vërtetë – u përgjigj ai.
    Duket pra kjartë që zotëria e ka humbur kontrollin e mendimit e me kësij njerëzish mund të bëhen objekte manipulimi të qëllimshëm.
    Njëllpj si me rastin e Berishës.
    Ka mandej deri edhe Bellanicër si gazetari Lorenc Vangjeli, që e shesin veten si më të zgjuarin e dynjasë, e dalin me shkopin e Fevziut për të bërë “dëshminë” e katërt kundër Bashës, e dëshmojnë veten budallla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu