• |
ide | kryesore

Milano ndalon pirjen e duhanit në natyrë për të përmirësuar cilësinë e ajrit

-Instant, Lajme, Planet



Lamtumirë pirja e duhanit në natyrë! Qyteti i dytë më i madh në Itali, Milano, në kuadër të rregullores së sapo miratuar për cilësinë e ajrit, duke filluar nga 1 janari 2021 do të ndalojë pirjen e duhanit në hapësirat publike si stadiume, parqe dhe stacione të autobusit.

Mediat italiane njoftuan se me votimet e zhvilluar në Këshillin e Qytetit të Milanos u miratua rregullorja e re për rritjen e cilësisë së ajrit.

Sipas rregullores që do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2021, do të ndalohet pirja e duhanit në afërsi prej 10 metra prej njerëzve të tjerë në stacionet e transportit publik, parqe, varreza, stadiume dhe objekte sportive.

Rregullorja në fjalë do të përfshijë të gjitha pjesët e hapura të publikut duke filluar nga 1 janari 2025.

Gjithashtu rregullorja kushtëzon të gjithë stacione e karburantit që deri më 1 janar 2023 të vendosin infrastrukturë për automjetet elektrike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *