• |
ide | kryesore

Kënga Dance Monkey, më e kërkuara në Shazam

-Instant, Paparazzi, Slider



Na ndodh shpesh që dëgjojmë këngë nëpër ambiente lokalesh, apo gjatë ecjes në rrugë dhe menjëherë melodia e tyre na tërheq. E tillë është kënga Dance Monkey nga Tones and I e cila vlerësohet si kënga më e kërkuar në aplikacionin “Shazam”, ku është identifikuar më shumë se 36.6 milionë herë në këtë program. Aplikacioni i njohur mund të gjejë titullin e çdo kënge dhe ka më shumë se 200 milion njerëz në muaj të cilët e përdorin për gjetjen e këngëve që nuk i dinë titullin
Kënga Dancey Monkey u publikua për herë të parë në maj të vitit 2019 dhe ka thyer rekorde botërore në më shumë se 30 vende të ndryshme, duke u renditur në krye të listës. Ajo është një këngë tepër argëtuese dhe të gjithë “dashurohen” me të sapo e dëgjojnë, ndërsa historia e saj është e çuditshme, pasi këngëtarja u frymëzua në një moment kur ishte e frustruar në autobuz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *