• |
ide | kryesore

Truproja i Vladimir Putinit gjendet i vdekur

Arkiva, Planet, Të fundit

Mikhail Zakharov, një punonjës i njësisë përgjegjëse për sigurinë personale të presidentit të Rusisë ka kryer vetëvrasje gjatë orarit të punës, transmetojnë mediat ruse.


“Punonjësi bëri vetëvrasje gjatë shërbimit. Po bëhet një kontroll,” tha një bashkëbisedues i agjencisë së lajmeve ruse TAS.


Disa media ruse pohojnë se bëhet fjalë për truprojën e Vladimir Putinit, por agjencia e lajmeve TAS tha se burimi i tyre mohoi që punonjësi të shërbente në njësinë përgjegjëse për sigurinë personale të presidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu