• |
ide | kryesore

Video/ Leicester dështon të kapë kreun, West Ham ‘fshikullon’ Aston Villa

-Instant, F1, Sport, Video



West Ham ia del të ruajë cfarë ndërtoi në pjesën e parë, duke mposhtur 2-1 Aston Villan, që nuk mundi të rikuperojë rezultatin, edhe pse i shkoi pranë (gol i anulluar në shtesë). Leicester nuk kap mundësinë për të arritur Liverpool e Tottenham në krye të Premier e, në javën e 10, humbi 2-1 në shtëpi kundër Fulham.

WEST HAM 2-2 ASTON VILLA
Një fillim i mirë për londinezët i dha fitoren në fund të takimit, edhe pse polemikat nuk do të mungojnë, pas golit të anulluar në shtesë për Aston Villa, që do të vlente barazimin 2-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 2 me Ogbonna. Mbrojtësi italian bëri të vlente fizikun, por Villans barazuan me Grealish në minutën e 25, duke rivendosur barazinë. Ekuilibri në fakt mbetet në fuqi deri në fillimin e pjesës së dytë, kur Bowen kaloi sërisht në avantazh West Ham në të 46. Hammers u mbyllën, në përpjekje të ruanin rezultatin dhe ia arritën. Por polemikat nuk do të mungojnë për anullimin e golit të Ëatkins në kohën shtesë, me sulmuesin që humbi edhe një penallti në minutën e 74.



LEICESTER 1-2 FULHAM
Nuk ka vend të parë në Premier për Leicester, që pëson humbjen e tretë në shtëpi. Në King Power Stadium, Foxes e nisën mirë duke humbur mundësin e avantazhit që në të 19′: në zhvillimet e një goditje dënimi Tielemans goditi shtyllën, ndërsa me topin që u kthye Fofana e përplasi në traversë. Fat i munguar, por jo për Fulham që kaloi në avantazh në minutën e 30′: Anguissa shërbeu për Lookman, që i vetëm me Schmeichel nuk gaboi. Gjërat u përkeqësuan në të 38′, kur Fuchs pengoi në zonë Reed e Cavaleiro, nga pika e bardhë bëri 2-0 për Cottagers. Në pjesën e dytë, Rodgers tentoi gjithcka për gjithcka duke futur në lojë Under dhe Leicester arritën të ngushtonin diferencën në të 86′: spond me kokë i Vardy dhe e majtë në zonë e Barnes, që mposhti Areolan. Kaq nuk mjaftoi dhe përfundon 1-2, me Foxes që mbetën në kuotën 18 e dështuan në rastin për të kapur Liverpool e Tottenham në krye, duke zbritur tashmë në vendin e katërt. Sukses i rëndësishëm për Fulham, që doli nga zona e ftohtë e parakaloi Burnley e West Bromwich, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *