• |
ide | kryesore

‘The Undoing’, seriali më i përfolur i momentit (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



“The Undoing” është një serial i zhanrit thriller psikologjik dhe mister. Bazuar në romanin e vitit 2014, “You Should Have Known” (Ti duhet ta dije), nga Jean Hanff Korelitz, seriali u shfaq në HBO më 25 tetor të vitit 2020.

Kasti me aktorë protagonistë si Nicole Kidman apo Hugh Grant, është një arsye më shumë për ta ndjekur serialin. Nga David E.Kelley, që ka shkruar dhe “Big Little Lies”, dhe regjisorja Susanne Bier, seriali fokusohet tek Grace Fraser, një terapiste e suksesshme dhe bashkëshorti i saj i përkushtuar, Jonathan (Hugh Grant), si dhe i biri, që shkon në një prej shkollave më të mira në New York. Jetën, në dukje perfekte të Grace, do e shkatërrojnë disa ngjarje të mistershme: një vdekje e dhunshme, një bashkëshort i zhdukur dhe një zinxhir zbulimesh të tmerrshme. Për HBO-në, platformën ku po shfaqet seriali, finalja e “The Undoing” ishte ngjarja televizive e vitit. Kompania ka tërhequr audiencën më të madhe për një serial, që nga korriku i vitit 2019.

WarnerMedia deklaroi se finalja e “The Undoing”, grumbulloi 3 milionë shikues, brenda një nate nga publikimi. Për më shumë, hidhini një sy trailer-it:

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *