• |
ide | kryesore

“E mbajtëm premtimin, e sollëm The GOAT në Camp Now” : Juventus tallet keq me Barcelonën e Messin

-Instant, Sport



Juventus bën gjithcka në 90 minutat e Camp Now, fitoi ndeshjen, mori vendin e parë dhe u hakmorr për talljen e pësuar nga Barcelona pas fitores në ndeshjen e vajtjes në Torino. Atëherë Cristiano Ronaldo nuk ishte dhe katalnasit ironizuan me një postim pas ndeshjes: “Jemi të lumtur që mundët të shihni The GOAT në stadiumin tuaj”.

Në atë kohë Juventus bëri një premtim, në përgjigje të postimit të katalanasve, me insinuatën se në Katalonjë do të shkonin me CR7: “Keni kërkuar në enciklopedinë e gabuar. Do tua sjellim ne The GOAT e vërtetë në Camp Now”.

Nuk mund të mungonte pickimi pas ndeshjes së fituar 0-3 nga bardhezinjtë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions: “E mbajtëm premtimin, ua sollëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *