• |
ide | kryesore

Marshim nga kryeministria te shtepia e Klodian Rashës

-Instant, Arkiva, Lajme



Marshim paqësor, por në thyerje të orës policore. Një grup qytetarësh, pas protestës mbrëmjen e sotme kanë zhvilluar një marshim homazh në nderim të të riut që u ekzekutua nga policia.

Marshimi nisi nga Kryeministria dhe do të përfundojë në shtëpinë e Klodian Rashës. Me qirinj dhe pankarta në duar, qytetarët kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt.

Policia nuk ka ndërhyrë ndaj protestuesve, të cilët pas tubimit po zhvillojnë marshimin në thyerje të orës policore.



2 Comments

  1. në cilësinë e ministrit të Brendshëm u mori jetën Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Të katërt me duar në xhepa, kryesisht të filmuar edhe nga kamerat. Vrasje LIVE dhe gjakftohta. Ndërsa paraardhësi i Lleshajt, Lulzim Basha, jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por shkoi më tej. Për ata që s’e mbajnë mend: Nuk dorëzoi autorët e vrasjeve që ia kërkonte Prokuroria dhe detyroi mjekët e Spitalit Ushtarak t’i mbanin iso këngës së Berishës, se protestuesit u vranë me thika me helm mes njëri-tjetrit.Kryeshpellkari stresi bashke me disa cecene te pd se salihut e lulit njelloj si 98 kur salih lushaj me arkivolin ne dore protestuan paqesisht me anti tank dhe pd kerkon te vij ne pushtet

  2. O robshpuar, ta kam thene dhe here tjeter, ai qe i vrau ato kater njerzit qe shkuan mish per top ne 21 janar, eshte KryeRilindesi i Matit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *