• |
ide | kryesore

Charlize Theron krahason veten me Kylie Jenner në rrjete sociale (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja 45 vjeçare ka ndarë një fotografi të vetes dhe të Kylie Jenner të mërkurën në rrjete sociale, me anë të së cilës ka ngjallur reagime të shumta.

Në stilin unik të Jenner, 23 vjeçarja shfaqet në formë të mahnitshme teksa pozon para ca rrezeve dielli duke vënë në fokus buzëkuqin rozë.

Theron, në anën tjetër, është shfaqur në një pozë si të Kylie por me buzëkuq të theksuar, ku në bazë të dorës së vogël që ndodhet pranë fytyrës së saj duket se këtë e ka aplikuar vajza e saj pesë vjeçe, August. Fituesja e ‘Oscar’ duke bërë shaka shkroi, “Kush është, kush?”.

Pasi artistja publikoi këtë foto në Instagram, Jenner u përgjigj, me një sërë ‘emoji’ duke qeshur dhe me disa ‘emoji’ të buzëkuqit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *