• |
ide | kryesore

Statistika/ Popullsia gjermane e ka përballuar më mirë psikologjikisht pandeminë e COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Koronavirusi ka dëmtuar shëndetin mendor, por jo të gjitha vendet e kanë vuajtur në mënyrë të barabartë, sipas një sondazhi të YouGov.

Gjermania ishte më pak e prekur, me rreth 44% të të anketuarve që thanë se ”pandemia kishte ndikuar negativisht në mirëqenien e tyre psikologjike”.

”Britania e Madhe ishte në skajin tjetër të shkallës me 65%, ndjekur nga Hong Kongu me 63% dhe Italia me 62%”, sipas sondazhit të institutit.

SHBA u renditën në vendin e nëntë me 56%, nga 16 vendet e përfshira në studim.

Mbi 21 000 njerëz u intervistuan në sondazh, i cili përfshiu moshat 18 vjeç e lart.

Studimi nuk dha detaje se sa të rrepta ishin masat e bllokimit në secilin rajon dhe sa i lartë ishte numri i vdekjeve në vend.

Gjermanët gjithashtu kishin më shumë gjasa të thoshin se virusi nuk kishte asnjë ndikim në shëndetin e tyre mendor, me 45 %.



2 Comments

  1. Sepse jane popull vital dihet do kisha oas deshire qe te ishim ne protektoratin gjerman vetem atehere bohemi ne

  2. Sepse jane popull i cuditshem ne bindshmerine e tyre. Ketu nuk po flasim cfare eshte e drejte apo e gabuar, por te pranosh pa problem nje mbyllje totale edhe e drejte ne qofte, do te thote qe je psikologjikisht paraprakisht i prirur per t’u dorehequr nga jeta. Prap e them, mund te jete e arsyeshme te dorehiqesh nga jeta ne keto kushte , por nese nuk vuan pasoja psikologjike dicka shkon keq me ty si njeri apo ne kete rast si popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *