• |
ide | kryesore

Njoftimi për vrasjen e Klodianit/ Prokuroria si seksion lokal i rilindjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi për të dhënë detaje në lidhje me hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha që i shkojnë për shtat propagandës qeveritare. Prokuroria deklaron se policit Nevaldo Hajdëraj (foto) që qëlloi mbi të do i ndryshojë akuza duke nënkuptuar se do i rëndohet, në njoftim theksohet se nga hetimet është arritur në konkluzionin se 25-vjeçari nuk është dhunuar para se të vdiste dhe nënvizon se po punohet për identifikimin e armës së gjetur.

Në njoftimin e nxjerrë sot ka një paragfar shumë sinjifikativ: “Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me arme  zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka pasur përdorim dhune”.

Pra, kur i duhet pushtetit prokuroria bëhet transparente për të sqaruar ato që thuhen në media, ndërsa kur bëhen pyetje për skandalet financiare, personat e tenderave fallco që ikin në drejtim të paditur, hetimin  e armiqve të Erdoganit në Tiranë institucioni akuzës hesht.

Kjo është edhe një provë më shumë se në këtë rast më shumë se drejtësia për Klodianin, prokuroria është e shqetësuar për shpalarjen e rilindjes. Sepse përndryshe këtë standart transparence do ta përdortë gjithmonë.

©Lapsi.al

 



4 Comments

  1. Jeni shume te varfer dhe aspak profesonale ne llogjiken e konceptimit te lajmeve ,qe duke dashur ti ktheni ato ne favor te politikes tuaj, teproni tiparin themelor dhe humbisni sensin e mases duke i bere ato te merzitshme.

    1. Ideja eshte apo jo e vertete ajo qe konstatohet? Patjeter qe keto japin lajmin por nga lajmi behet dhe nje deduksion se “cfare ka dashur te thote autori”, ne kete rast Prokuroria.

  2. asgje per tu habitur. prokuroria ka prekur nivelet me te ndyra qe nga 1990. jane bere certifkues te virgjerise se krimineleve dhe totalisht e nenshtruar ndaj rama-dhjerjes

    nje pyetje per fuggrismat

    nese nje prokuror nuk i nenshtroheett rames, kush e mbron ate kur vetingu e skarcon ???
    Valle nje gjyqtar qe jep denimin dhe vetingu e skarcon , kush do ta mbroje ne nje ambient kaq te inkriminuar sa shqiperia???

    mos medoni qe ka falcone e borselino shqiperia ??

    apo silvia konti 😀 ina rama 😀 😀 😀

    rruga e vetme qe i la rama eshte te shtrijne bythen para rames, ose te mbesin rrugeve pa mbrojtje , dhe nekete moment te gjithe prokurore e gjyqtare marrin leke ulin denime, dhe i shkojne rames pas fijes per cdo teke te tij .

    ne shqiperi sebashku ramalindjen e ridhjerjenu shumefishuan bandat , dhe paraja edroges ka arritur nivle te frikshme

    nje ambient kaq i inkriminuar me kaq shumebanda dhe para te pista politikane te korruputr dhe veting qe te rri si shpata e demokleut, vetem keto xhevahire do te degjojme nga prokuroret dhe gjyqtaret

  3. Vendim partie si qe moti . Vendimi zbatohet nuk diskutohet e tha palla vriten njers kudo ne bot nuk eshte çudi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *