• |
ide | kryesore

“Qaja çdo ditë sepse më mungonin”, varfëria, Sportingu dhe idea për boksin: Ronaldo si nuk ishte shfaqur kurrë

-Instant, F1, Sport



Futbollisti i Juventus Cristiano Ronaldo ka folur për mikrofonët e DAZN, gjatë një interviste paralele me boksierin Gennady Golovkin. CR7 është ndalur në aspektin e moshës dhe mënyrës me të cilën stërvitet, duke e bërë një lojtar të pakohë: “Në moshën 33 vjec fillon të mendosh se je në dishezë, por unë dua të vazhdoj të luaj futboll. Njerëzit mund të mendojnë: “Cristiano ishte një lojtar i jashtëzakonshëm por tani është i ngadaltë”. Nuk dua që kjo të ndodhë. mund të kujdesesh për trupin tënd, por nuk është ky problemi. Varet nga koka, nga motivet e eksperienca. Federer për shembull është 39 vjec e është në maksimum”.

Portugezi ka folur edhe për preferencat e pasionet e tij, duke treguar dicka tjetër, jashtë kuadratit të gjelbër të fushës: “Boksi? Të luaj futboll është pasioni im, por pastaj shoh edhe sporte të tjera në televizion. Mes një ndeshje futbolli e një ndeshje boksi ose UFC, zgjedh opsionin e dytë. Nuk besoj se mund të isha bërë boksier, është e vështirë. Mendos se kam lindur për të qenë një futbollist profesionist, mendoj se e kisha këtë dhunti që nga fillimi dhe e kapa mundësinë me duart e mia. Boksi është më i vështirë sepse kur konkuron je vetëm. Punon në palestër, ke skuadrën tënde, por pastaj ata nuk ngjiten në ring me ty”, vlerësoi Ronaldo

Portugezi është lëshuar më pas në kujtimet e fëmijërisë dhe hapat e parë në futboll: “Ishte e vështirë sepse vija nga familje kokëulur, nuk ishim të pasur, kështu që duhet të luftoja për jetën. Rrethanat në të cilat rritesh forcojnë personalitetin e karakterin. Kam lindur në ishullin e Madeiras e në moshën 11 vjecare Sporting foli me prindërit e mi. I thanë se ishin të interesuar, por duhej të transferohesha në Lisbonë. Kur fola me mamanë time më tha: “Bir, nëse është kjo ajo që do, shko”. Qaja cdo ditë sepse më mungonin. Ky ishte momenti im më i vështirë i barabartë me humbjen e tim eti. Kush ka thënë se burrat nuk qajnë. Të gjithë kemi ndjenja dhe duhet ti shfaqim”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *