• |
ide | kryesore

Rama tek familja Rasha/ A do të ndryshojë akuza për Nevaldo Hajdërajn?

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e së martës, për herë të tretë, familjen Rasha në kryeqytet.

Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk pranoi që të fliste për gazetarët në lidhje më motivet e vizitës së tij të radhës.

As vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha nuk pranuan të flisnin për kamerat por sipas ABCNEWS ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për pension dhe se paratë që do të marrin, do t’i japin për bamirësi.

Vëllezërit e të riut kanë thënë se “për dy ditë do ta marrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje”.

Akuza që u ngrit ndaj policit Nevaldo Hajdërajn u caktua nga oficeri i policisë gjyqësore që ishte në terren dhe u bë e ditur nga prokuroria. Sipas avokatit të Hajdërajt, me këtë akuzë polici del nga burgu menjëherë në përfundim të procesit gjyqësor. Prokuroria mund ta ndryshojë akuzën në “vrasje me dashje” dhe duket se kjo ka qenë pretendimi kryesor i familjes Rasha për të bërë drejtësi për djalin 25 vjeçar.



2 Comments

  1. Po te dyzetat kur i keni?

    – Gruje, ça kemi per dreke neser?
    – Nga nje pjate fasule…
    – Shto dhe nja 2-3 pjata se mase vjen Rama……

  2. ;;; A do të ndryshojë akuza për Nevaldo Hajdërajn? ;;;;

    Pse kush ka qene AKUZA deri tani ? Prokuroria akoma nuk ka formuluar nje akuze . Kur nuk ka nje akuze akoma , cfare akuze do ndryshohet ?
    Behen hetimet ne fillim o Lapsaxhinj, pastaj ngrihet akuza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *