• |
ide | kryesore

Seanca dëgjimore e Partizanit, Rama e Çinari shpjegohen para CAS: ja kur merret vendimi

-Instant, Sport



Një seancë dëgjimore, që paraprin vendimin e CAS brenda muajit dhjetor. Kjo është ajo që ka prodhuar takimi i shumë pritur mes Partizanit dhe drejtësisë sportive të Lozanës, për çëshjen e futbollistit Erald Çinari. Në këtë seancë, palët kanë paraqitur pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve, ndërsa sipas asaj që bëjnë të ditur drejtuesit e të kuqve një vendim duhet të merret brenda muajit, për të patur të lirë veprimin, nëse përgjigja është në favor të klubit, të bëjnë merkato në janar.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizani ka sqaruar cfarë ka ndodhur në seancën online, për shkak të situatës me COVID.
Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur spanjoll Juan de Dios Krespo Perez.

NJOFTIM PËR MEDIA
Pranë KAS të Lozanës është zhvilluar sot online, si pasojë e situatës COVID 19, seanca e programuar gjyqësore për çështjen Erald Çinari. Në komunikimin me panelin e KAS palët kanë paraqitur të gjitha pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve të përfshirë në këtë proçes.
FK Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte. Ky grup ka punuar intesivisht përgjatë gjithë kësaj periudhe për përgatitjen sa më efikase të mbrojtjes dhe demonstrimit të pafajësisë sonë. Pritet që vendimi nga KAS të merret brenda muajit dhjetor.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *