• |
ide | kryesore

Video/ Lewandowski përmbys Wolfsburg, por Leverkusen është i pandalshëm

-Instant, F1, Sport, Video



Mbrëmja e transfertave në Bundesligë, me katër skuadra udhëtuese në pesë triumfuese. Fitojnë të mëdhatë në Gjermani me Leverkusen që po tregon gjithë supremacinë e tij në kampionat me një poker në shtëpinë e Koln që nuk lë asnjë hije dyshimi. E ndjek pas Bayern e Lepzig, të dy fitues ngushtësisht, por bavarezët kanë patur nevojë për shpërthimin e Lewandowskit për të përmbysur Wolfsburgun në Allianz.



Kryesim i bindshëm i kampionatit nga Leverkusen, që shkon tashmë në kuotën e 28 pikëve, duke mbajtur pas rivalët Bayern e Leipzig. Dy blitze të Bayer që në dy minuta të pjesës së parë dhe pesë të së dytës shënuan katër gola, që shkatërruan idenë e Koln për rezultat. Në të 8 hapi serinë e golave Weiser, ndërsa në të 10 Diaby siguroi qetësinë. Nuk ndryshoi asgjë në pjesën e dytë përvec rezultatit: në të 54 Schick bëri tris, ndërsa pesë minuta më pas Wirtz kompletoi pokerin.




E ndjek natyrisht Bayern me 27 e Lepzig po një distancë larg. Nuk ka qenë e thjeshtë për skuadrën e administruar nga Red Bull të marrë tre pikët në transfertën me Hoffeinheim, por në fund ka vendosur një gol i Poulsen në minutën e 60.

GERMANY – BUNDESLIGA
Schalke 04 0 – 2 Freiburg
1. FC Köln 0 – 4 Bayer Leverkusen
Arminia Bielefeld 0 – 1 Augsburg
Bayern Munich 2 – 1 Wolfsburg
Hoffenheim 0 – 1 RasenBallsport Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *