• |
ide | kryesore

Sërish rekord rastesh të reja me COVID-19 në SHBA

-Instant, Lajme, Planet



SHBA-ja regjistroi sërish një bilanc shumë të rëndë me më shumë se 3 200 të vdekur dhe rreth 250 000 raste të reja me koronavirusin e ri në një ditë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi po përballet aktualisht me një rritje spektakolare të epidemisë, që nuk ka shënuar rënie që prej marsit në SHBA.

Në 15 ditët e fundit, pragu prej 200 000 raste ditore është kaluar 12 herë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 249 të vdekur dhe 247 544 infektime të reja.

Është hera e katërt në 10 ditë që SHBA-ja kalon pragun e 3 000 viktimave ditore.

Zyrtarët e shëndetësisë i trembeshin këtij shpërthimi pas festës së madhe familjare të Falënderimeve më 26 nëntor, kur miliona amerikanë udhëtuan për t’u bashkuar me të dashurit e tyre.

Ekspertët kanë frikë se situata do të përkeqësohet më tej gjatë sezonit të festave të fundvitit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *