• |
ide | kryesore

Lejuan prerjen e pyjeve/ Gjykata e Korçës lë në burg 5 efektivë të policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Korcës ka lënë në burg 5 të arrestuarit e komisariatit të Maliqit. Gjatë seancës së zhvilluar mëngjesin e sotëm efektivët e rendit, Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Cekici morën masën arrest me burg ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat. 7 efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.

Në keqpërdorim të atributeve qe u jepte detyra këta shtetas kanë lejuar këtë veprimtari të paligjshme duke konsumuar elementët e shpërdorimit të detyrës.



3 Comments

  1. per policin edhe ushtrine duhet gjykate ushtarake, se ata e dine mire cdote thote, deri sa je mbrojtes i liogjit duhet te sillesh si i tille, nqs nuk e bene dote hiq uniformen edhe bej zanat tjeter, se ka plot nga rinia shqiptare qe duan te punojn edhe me dinjitet per vendin

  2. Leket i marin shefat e policeve ,keta te fundit marin nga 5000 lek te vjetra ne postbllok dhe burgun per shefat e tyre.A mund t’a besoje njeri se po s’deshen shefat s’kalon asnje makine me dru ne qytet.Ata qe jane lidhur me shefat blene dy tre maune me dru nga firmat e Librazhdit (Taulant Balles) me dokumenta tatimore per t’u justifikuar dhe pastaj ne lidhje me shefat e policise bejne kerdine ne linjat e Lozhanit,Vithkuqit,Dardhes.Shefat ju marin deri 200000 lek te vjetra ne muaj.Le te shofin kontrollet sa m3 dru vijne nga firmat e licensuara dhe sa shiten realisht ne Korce,Diferenca eshte prerje e paligjshme.Turp me genjeshtra.

  3. drejtesia e juri qimit ,policat qe merren me droge gjykohen ne gjendje te lire ata qe lejojne te priten pemet jo se nuk jane fajtore ne gjendje te lire .hajde juri qim ,hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *