• |
ide | kryesore

Vendet europiane mbyllin kufijtë me Britaninë e Madhe për shkak të variantit të ri të Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Shumë vende europiane kanë njoftuar pezullimin e udhëtimeve nga Britania e Madhe për shkak të variantit të ri të Covid-19 të zbuluar në këtë vend. Këto vende janë:

  • Holanda

Qeveria holandeze pezulloi të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga BM në 06:00 me orën lokale deri më 1 janar pas zbulimit në vend të një rasti infektimi me variantin e Covid-19 që qarkullon në një pjesë të territorit britanik.

  • Belgjika

Belgjika nisi pezullimin e fluturimeve dhe udhëtimeve me tren nga BM mesnatën e së dielës.

  • Gjermania

Gjermania ka ndaluar pothuajse të gjitha fluturimet me BM nga mesnata. Ministria e Brendshme, gjithashtu, ka urdhëruar të nisë kontrolli sistematik ndaj udhëtarëve nga BM dhe Afrika e Jugut.

  • Italia

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio njoftoi pezullimin e fluturimeve me BM.

  • Spanja

Spanja i kërkoi Brukselit një përgjigje të koordinuar nga BE në lidhje me pezullimin e fluturimeve nga BM.

  • Franca

Franca ka pezulluar në mesnatë të gjitha udhëtimet e njerëzve, përfshirë transportin e mallrave, në rrugë tokësore, ajrore, detare ose hekurudhore, nga Britania e Madhe, me përjashtim të mallrave të pashoqëruara.

  • Irlanda

Irlanda do të pezullojë lidhjet ajrore me BM për të paktën 48 orë nga mesnata e së dielës. Edhe lidhjet detare do të vazhdojnë të kontrollohen.

  • Norvegjia

Norvegjia do t’u kërkojë udhëtarëve që mbërrijnë nga BM të paraqesin një test negativ Covid-19 për hyrjen në vend, sipas një deklarate të bërë nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencia Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) u bënë thirrje anëtarëve të tyre në Europë të forcojnë kontrollet e tyre për të luftuar përhapjen e variantit të ri.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *