• |
ide | kryesore

Zbulohet varianti i ri i Covid-19/ Italia ndalon të gjitha hyrjet nga Afrika e Jugut

-Instant, Lajme, Planet



Pas zbulimit të variantit të ri në Afrikën e Jugut, Italia ka vendosur të ndaloj të gjitha hyrjet nga vendi i mutacionit të Covid-19. Ministri i Shëndetësisë italian, Roberto Speranza tha se shkencëtarët italianë janë duke punuar shumë për të studiuar variantin e ri B.1.1.529 të Covid-19.

“Kam nënshkruar një urdhëresë të re që ndalon hyrjen në Itali për këdo që ka qenë në Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibia, Esëatini në 14 ditët e fundit. Shkencëtarët tanë po punojnë për të studiuar variantin e ri B.1.1 .529”, ka thënë Roberto Speranza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *